Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Erdit Asllanaj: “Zerua” më me vlerë në botë

Nëse unë them “xero” jam e bindur që të gjithëve i shkon mendja tek “Portokalli” dhe saktësisht tek drejtori i cili në këtë shfaqje mishërohet nën interpretimin e Erdit Asllanajt. Erditin e kemi këtë numër si një personazh të shumëkërkuar nga lexuesit për humorin dhe talentin që përcjell përmes ekranit dhe skenës.

Fabjola Kuburi:- Erdit, si është të jesh personi publik që gëzon vëmendjen e të tjerëve?

Erdit Asllanaj:-Të jesh person publik ke përgjegjësinë e të qenit shembull për të tjerët, dhe unë përpiqem të jem një shembull i pozitives në shoqërinë tonë.

Advertisement

– Ç’ngjyra i ka dhënë jetës tënde “Portokalli”?

–  Ngjyrat që kam dashur m’i ka dhënë Portokallia. Të gjithë ngjyrat e mundshme të jetës aty i kam gjetur.

– Mund ta bëhet çdokush aktor vetëm duke pasur pasion për këtë profesion?

– Nga pasion nis gjithçka. Duke bashkuar pak talent, fat, rastësi, durim, shumë punë, këmbëngulje, vullnet, një dozë sedër, një tenxhere inteligjencë dhe një pjatë vigjilencë, me siguri çdokush mund t’ia arrijë në çdo fushë të jetës. Por vetëm pasioni, nuk mjafton!

– Njihesh shumë për personazhin end si drejtori i “Portokallisë”? Sikur të ishe drejtor edhe në jetën reale, do ishe si drejtori i shfaqjes?

– Edhe të dua ta bëj në jetën reale, nuk e bëj dot. Minimalisht nëse Erditi do ishte si personazhi, ai personazh nuk do ekzistonte. Do punë puna!

– Kaq keq është drejtorllëku shqiptar?

– Çdo gjë me “-llëk” në fund është keq, por në këtë rast, jo në të gjithë aspektet.

– Kur unë them “xero”, çfarë më thua?

– Sapo më vodhe të drejtën e autorit! “Xero” nuk ka vlerë, por “xerua” ime është “xerua” më me vlerë në botë (qesh).

– Çfarë e bën me lehtësi në skenë, por me vështirësi në jetën reale?

– Në skenë e ironizoj më lehtë veten. Në jetë, ironizoj më lehtë të tjerët (qesh).

– Cilin nga kolegët do të doje të kishe përballë në një ndeshje boksi?

– Me atë që e kam më të lehtë ndeshjen, Florian Binajn. Nëse e ndjen të nevojshme të marr ëdhe Irgenin.

– Për çfarë shquheshe kur ishe i vogël?

– Në tabelë nderi, futboll, peshkim pa lejen e prindërve, biçikleta e lidhur me tel etj.

– Ke ndonjë foto nga fëmijëria me të cilën qesh sa herë e shikon?

– Kam një foto duke kafshuar një fetë buke me gjizë (qesh).

– Çfarë ke mësuar për veten vitet e fundit?

– Kam mësuar se sa gjëra kam pa mësuar.

– Cila është gjëja që të bezdis tek të tjerët?

– Kërcitja e gishtave.

– Çfarë di me siguri?

-…që ditë më të bukura do vijnë për vendin tonë.

–  Nëse do të ishe një personazh filmash vizatimorë, kush do ishe?

– Goku.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Instruktori/Si të dobësohem në pjesën e poshtme të trupit?

Next Post

Ermira Kola-Strati: Ia dedikoj atij

Advertisement