Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Xhesika Polo: Kam marrë imunitet…

Xhesika është nga ato këngëtare që nëna natyrë i ka dhuruar një zë potent dhe të vacantë me të cilin edhe personifikohet. Në dy festivalet me të suksesshme në Shqipëri, “Kënga Magjike” dhe Festival i fundvitit në RTSh, vitin që lamë pas ajo solli dy këngë që do mbeten gjatë në kujtesën e publikut. E kompletuar deri në detaj si në imazh ashtu edhe vokalisht e artistikisht Xhesika Polo, na tregon të rejat e jetës së saj profesionale dhe asaj private.

 

Klajd Heta:- Xhesika, ti solle një këngë që drithëroi këdo e dëgjoi. Çfarë ke për të na thënë nga ato që s’thuhen në këngë për “ Jetën ma fal”?

Advertisement

Xhesika Polo:- “Jetën ma fal” është një këngë shumë e vyer për mua. Është një këngë e përjetuar nga vetë unë dhe kjo e bën kaq speciale. Është përjetim personal, ka ndjesi të vërteta brënda, është shumë e pastër. Këto detaje i kupton çdokush që e dëgjon këngën.

-Pastaj u prezantove në festivalin e fundvitit me “Përjetë”… Po kjo këngë pati jehohën e “Jetën ma fal”?

-“Përjetë” u përfol shumë nga mediat jashtë që ndiqnin festivalin,  përshembull wiwi blogs, ishte në top favoritet e festivalit. Të dyja këngët janë produksione të Marko Polos, vëllait tim dhe të dyja u priten shumë mirë sado që kënga magjike ka vëmendje më të madhe si format në tërësi.

-Kur merr pjesë ne një festival merr përsipër edhe mundësinë që mund të mos fitosh asnjë çmim?

-Çdo këngë që vendos të sjell në festivale përkushtohem maksimalisht por gjithçka mund të ndodhë. Përgatitem për më të mirën dhe më të keqen.

-E nëse nuk do merrje si do ndiheshe?

-Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Shqipëri. Jo gjithmonë merr atë që realisht meriton. Kam marr imunitet edhe pse kryesisht jam vlerësuar shumë mirë.

-Të veçojnë për paraqitje dhe interpretim… Është e lehtë të jesh kjo që je dhe të pëlqehesh në gjithë “katrahurën” që dominon sot në muzikë?

– Kjo është një luftë e përditshme. Deri tani nuk jam lodhur akoma. Kur të lodhem, do iki sepse e dua shumë veten time për t’a torturuar.

-Na trego disa fakte interesante rreth teje?

-Fakte interesante? Jam një puro dash në pothuajse çdo planet. Më pëlqen shumë ta sfidoj veten, nëse nuk më pëlqen dikush, nuk shoqërohem me të mundesisht dhe ja them që s’më pëlqen, i adhuroj kafshët edhe pse tip social miqtë e mi numërohen me gishtat e njërës dorë, jam shumë kokëfortë dhe jam një shofere e çmendur.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jerida Sakaj: Si ditën e parë!

Next Post

Këngëtari shqiptarë performon këngë shqipe në spektaklin Miss&Mister Suisse Francophone

Advertisement