Këngëtarja australiane por me famë mbarëbotërore Iggy Azalea, shumë e veçantë për stilin e saj dhe që njihet për Hitet ”Fancy” apo të tjera bashkëpunime me Nicki Minaj, Ariana Grande, etj. sapo ka lançuar albumin e saj të ri dhe singëllin ‘Savior’. Për këtë ajo ka vendosur të vij më afër fansave duke u dhënë mundësira si fansat më aktivë në websitin e saj do mund të fitojnë një telefonatën skype me të: https://www.tunespeak.com/campaign/5a73482edc052921aabb794f?p=5a73482edc052921aabb7952
Por pas përmbylljes së turneut në Amerikën Veriore, ajo do të nis së shpejti turin në Evropë dhe është duke punuar për klipin e radhës. Për këtë ajo ka shkruar në Insta Story se i nevojitej një vend i veçantë në botë ku mund të gjente maska për videoklipin e saj të radhës që sipas saj do thyej rekorde. Mes shumë sugjerimesh, Iggy ka postuar pak pak në Insta Story : Se e kishte gjetur një vend të padëgjuar dhe bëhej fjalë për Shkodrën, ku ndër të tjera tha se do ndalonte personalisht e më pas do vizitonte dhe pak qytetin që nga informacionet e internetit i kishin lënë mbresa. ” Një lajm tepër entuziast për fansat e saj shqiptarë dhe për publicitetin që do i bëhej vendit tonë në këtë rast. Kështu që kur shihni një të huaj bjonde e të gjatë në Shkodër shihni se mund të jetë një yll botëror përpara jush. Ndërkohë Iggy sapo ka nxjerr këngën Savior ( https://www.youtube.com/watch?v=LxoGNkLpgZk ) ku e ka xhiruar në vende tropikale si Afrikë dhe Egjipt. Janë dhënë disa deklarata në media se albumi i radhës do kishtë sende unike, dhe vende të paeksploruara si sfond për muzikën e saj. Gjetje e bukur!
Gazetarët tanë do ndjekin aktivitetin e saj në vazhdim. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë nga bizneset e kontaktuara në Shkodër nëse janë kontaktuar nga ndonjë mysafir V.I.P i huaj 🙂