Një masazh nganjëherë është diçka më shumë se një seancë e thjeshtë relaksi. Nganjëherë ata përdoren për qëllime terapeutike. Nëse edhe ju keni nevojë për një masazh të tillë, lexoni shkrimin tonë.
- Drenazhimi limfatik
Përdoret për të lehtësuar problemet me qarkullimin e gjakut, kundër rëndimit të këmbëve, mbajtjes së ujit dhe sindromës paramenstruale.
Parimi i punës: Ai ndihmon kalimin e limfës (lëngut që ushqen dhe pastron qelizat tona) drejt zemrës dhe zbrazjen e indeve. Realizohet duke bërë presione rrethore të përsëritura në pika të caktuara (klavikula, gjunjë, rrëzë kofshës) dhe me lëvizje me efekt pompe në rrjetin limfatik.
Kohëzgjatja: 1 orë-1 orë e gjysmë
Del prej tij: Me dëshirën për të urinuar!
- Masazhi kalifornian
Shërben në rastin e uljes së epshit, për të rifituar ndërgjegjësimin e trupit dhe shtuar vetëvlerësimin. Sipas një studimi gjerman ai përmirëson disa simptoma depresioni.
Parimi i punës: Stimulohet më shumë lëkura dhe mbaresat nervore, sesa muskujt. Masazhi realizohet me vajra të parfumosura. Prekjet e lëkurës, të ngadalta, të lehta, përfshirëse, në fillim janë të buta dhe pastaj vijnë duke u intensifikuar.
Kohëzgjatja: Nga 45 minuta në 1 orë
Del prej tij: Duke fluturuar mbi re…
- Masazhi tai (tajlandez)
Kundër dhimbjeve të kokës, stresit, lodhjes, dhimbjeve të shpinës apo kyçeve.
Parimi i punës: Riekuilibron energjinë jetësore, burim i shëndetit të mirë, sipas mjekësisë tradicionale aziatike. Teknika e të prekurit drejtohet në të gjitha indet: Lëkurë, muskuj, kyçe. Ky masazh (pa vajra) shumë ritmik alternon tërheqjet, presionet e thella dhe shtypjen e muskujve të kryer me gishtat e mëdhenj të dorës, gjunjtë ose bërrylat. është krejt e kundërta e fshikjeve të lehta!
Kohëzgjatja: Të paktën 1 orë, shpesh më shumë
Del prej tij: Me përshtypjen se të ka kaluar përsipër një rul…
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!