Një pjesë e grupit të Shqiponjave Iliriane nga Gjermania do të arrijnë ne Prishtinë me daten 2 Mars. Eshtë fjala për shoqërinë e njohur kombëtare Illyrian Eagles ku nga presidenti i kësaj shoqërie Sabi Kaçanolli mësojmë se ata do te vijnë per hir të kujtimit te Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, që të jem së bashku në ditët që nderohet dhe kujtohet heroizmi i madh i tij dhe i familjes Jashari. Kujtojmë se këta djem të kësaj shoqërie mbajnë me krenari në xhamadanët e tyre dy heronj te mëdhej të kombit shqiptar të dy kohërave, një është Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne kohen e luftës kundër pushtuesit Osman dhe Adem Jashari në luftën kundër pushtuesit Serb. Sabi me shokë do vizitojë disa vende në Kosovë kësaj radhe, ku vizita e tyre do fillojë te familja e bajraktarëve të Llaushës domethënë në Kullën e tyre.