Të premten dhe të shtunën në Zvicër është mbajtur gjysëmfinalja e parë dhe e dytë e Miss&Mister Suisse Francophone, evenimenti më i madh i bukurisë në shtetin zviceran që mbledh djem e vajza nga mbarë etnitetet që jetojnë në shtetin helvetik ndërkohë që në këtë eveniment bukurie pjesëmarës ishin edhe disa shqiptarë.
Arber Ilazi, Leutrim Gashi, Jetlir Selmonmusaj dhe Rilind Kerimi janë katër shqiptarët të cilët kanë kaluar gjysëmfinalen dhe janë plasuar për finalen e evenimentit të bukurisë që do të mbahet më 9 qershor të këtij viti, derisa këtë rradhë bukuroshet shqiptare nuk kanë pasur fatin në këtë spektakël bukurie pasiqë asnjëra nuk është kualifikuar për finale.
Në një performancë të zjarrë me këngë të bukura dhe hite shqipe përfshirë nga ato popullore deri tek ato zbavitëse është prezantuar këngëtari i njohur Meti Bërbatovci i cili krah tij ka pasur edhe disa vallëtarë me veshje kombëtare të cilët kanë hijeshuar skenën e Miss&Mister Suisse Francophone.
Eventi i bukurisë pra gjysëmfinalja e dytë u mbajtë të shtunën poashtu në Casino Barrière në qytetin e Montreux ku më pas në finale më 9 qershor të shkojnë më të bukurit që të kurorëzohen për një vit Miss&Mister Suisse Francophone, eventi i bukurisë i dyti për nga rëndësia në Zvicër.