Ishte tek emisioni “Pa limit” në Top Channel, ku me humorin e tij argëtonte publikun dhe teleshikuesit çdo të dielë. Tani bën të njëjtën gjë, por në “Portokalli”. Roland Saro, aktori simpatik dhe i talentuar vjen në një intervistë të bukur, të sinqertë dhe plot humor në gazetën tonë, prandaj lexoni çdo fjali të tijën, sepse ka thënë shumë gjëra të bukura!
Fabjola Kuburi:- Landi, vetëm prej pak kohësh mbyllët një edicion si gjithnjë të suksesshëm, të spektaklit “Portokalli”. Si e mbylle ti personalisht këtë sezon?
Roland Saro:- Personalisht ndihem pak i lodhur dhe i kënaqur nga suksesi kolektiv dhe personal. I lodhur, sepse ritmi i spektaklit të vërtetë të humorit shqiptar është marramendës, dhe i kënaqur sepse vazhdoj të lodhem në profesionin që dashuroj.
– Sa i kënaqur je me pritshmëritë e tua? A shkoi gjithçka si duhej, apo do të kishe dashur të kishe sjellë të tjerë personazhe apo materiale?
– Unë jam edukuar dhe mësuar që të jap maksimumin në çdo personazh apo material. Prandaj nuk mund të flas për pritshmëri apo gjëra që kam dashur t’i bëj dhe s’i kam bërë, sepse kur je pjesë e “Portokalli-së”, fokusi i aktorit ngushtohet aq shumë tek ajo që bën, saqë bën dhe ato që do kishe dashur të bëje.
– Çfarë bën për t’u përshtatur me çdo rol e karakter që të jepet? Si futesh nën lëkurën e personazhit?
– Është e thjeshtë. Në sajë të asaj që personazhi thotë, ti mendon, gjykon dhe interpreton pa paragjykuar.
– Nuk po të pyes për marrëdhënien e “Katërshes së Portokallisë”, sepse kam përshtypjen që do jetë e jashtëzakonshme apo jo?
-Ne jemi të katërt profesionistë dhe mendojmë se kemi një marrëdhënie të zakonshme me njëri-tjetrin. E veçanta jonë ndoshta është fakti se nuk gjykojmë njëri-tjetrin, por qeshim. Madje qeshim aq shumë sa që edhe kur përplasemi me makinën time, gajasemi së qeshuri. Shpesh mendoj se jemi thjesht katër fëmijë që kemi mbaruar Akademinë e Arteve.
– Kur folëm për intervistën, më the që nuk ishe në Tiranë. Po i shijon pushimet, apo do doje të ishe në skenën e “Portokalli-së”?
–Dëshira për të qenë në skenë është e pandalshme për mua. Por për publikun besoj se ka më shumë rëndësi cilësia sesa sasia. Ndaj jam duke shijuar ditët e pushimit.
– A ndikon ndryshimi i motit në humorin e aktorëve të humorit?
-Sigurisht. Edhe aktorët janë njerëz dhe shijojnë ditët e zymta dhe ditët e ndriçuara si gjithë të tjerët.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!