Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Monika Kryemadhi: Mora leje të ndërtoj një burg

Kaso Kosa: – Përshëndetje zonja Mona. Nëse mundeni, do të gjeni pak minuta kohë për një intervistë me mua?

Monika Kryemadhi: – Hajde Kaso, hajde. Dua të të bëj unë një pyetje si fillim. Kush të ka mësuar të më thërrasësh Mona?

– Të them të drejtën, kam dëgjuar Ndre Legisin që të thërristë kështu, por edhe…edhe Ramën. Ndaj mendova ta bëja më popullorçe këtë bisedë duke të thirrur Mona.

Advertisement

-Është e vërtetë Kaso. Luan Rama gjithmonë kështu më thërret me përkëdheli…

– E kisha për Edi Ramën zonja Mona. Ai të ka thirrur disa herë kështu kohët e fundit. Ai…

-Ai është një maskara Kaso, ai është noriega e krimit, ai është hajdut me çizme, ai është.. Fol fol, pyetmë se u nevrikosa. Nevrikosem sa herë ia dëgjoj zërin.

– Meqë përmënde çizmen, nuk më thua si arrite ta hiqje çizmen atë ditë kur godite atë…nuk po ia them emrin.

-As vetë nuk e di Kaso, të betohem. Më hipi një sëkëlldi nga brënda dhe atë çast ndjeva se më vriste çizmja në thembër. E hoqa për atë punë, por kur pashë atë që zgërdhihej me mua ia fluturova kokës.

– Pra, nuk është se e kishe planifikuar për ta goditur atë, zonja Mona?

-Jo Kaso, të betohem për kokën e Ilirit që pesë ditë nuk më foli me gojë.

– Pse, ngaqë godite Ramën?

– Jo, jo, nuk ma falte që unë kisha humbur shënjestrën në goditje.

– Po pastaj çfarë ndodhi me çizmen tënde zonja Mona?

-Ma mori gadra Kaso xhani dhe rreth 30 min kam qënë me një çizme. Nuk vrisja hallin se ishte turp, por po më mbërdhinte këmba pasi e hodha me gjithë çorape.

– Vërtetë nuk iu foli më gojë Iliri për pesë ditë? Po në darkë, nuk flinit bashkë ato ditë?

-Sa budalla je o Kaso. Po ku ka b…Iliri të më rrijë larg dhe aq më tepër të mos më flasi për ato që bëj unë. Bëmë me gjasme Kaso se jo vetëm që fjetëm bashkë, por edhe… Kalo në pyetjen tjetër tani.

– Ju e keni quajtur “atë”, domethënë Ramën, si e keqja e këtij vëndi dhe që është me destabilitet mendor. Ku doni të dilni me këto aludime zonja Mona?

-Dua të dal të psikiatria Kaso. Sa herë shikoj Ramën atje më vete mëndja. Overdoza Kaso ç’të të them. E ke dëgjuar Priftin si ka thënë kur e kapi duke e thithur në zyrë?

– Rama ka thithur Priftin në zyrë? Joooo, nuk e besoj këtë. Të paktën i ndjeri Prifti nuk ka shfaqur ndonjëherë tendenca të tjera seksuale …

-Kasoo, e paske thithur dhe ti më duket. Po flas për thithje kokaine jo thithje buzësh se më bëre të skuqem tani.

– Prifti ka deklaruar edhe se Meta…

– Kaso, mos u merr me të vdekurit, merru me ne të gjallët se të del më mirë…

– Ok zonja Mona, po ju pyes për paratë tani. Ku i gjeni lekët që bëni gjithë këto aktivitete? Flitet se ju jeni partia më e pasur, si ka mundësi?

-Jemi parti me rregulla ne Kaso, jo si Libra e Blushit që i le librat, domethënë anëtarët rrugëve. Anëtarët tanë paguajnë kuotat që LRI-ja hargaliset në Jalë. Pastaj dhe unë bashkë më Ilirin kemi investuar duke shitur disa prona, hotele, resorte, troje, apartamente e ku di unë çfarë…

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Përgjigje me njëri-tjetrin

Next Post

Kështu reagon Oriola Marashi kur i dashuri del me shokët!

Advertisement