Ilia Kaçi është një personazh i ri në spektaklin e humorit “Portokalli” por duket se me personazhin e tij “Parodistin” ka fituar simpatinë e publikut dhe duartrokitjet në fund të prezantimit të tij tregojnë vlerësim. Ilia, na tregon si u bë pjesë e “Portokalli”, si ndihet mes aktorëve të njohur, festat dhe angazhimin e tij në teatër.

 Fabjola Kuburi:- Ilia përshëndetje, si i kalove festat?

Ilia Kaçi:- Përshëndetje, pushimet shumë mirë.

-Ku i festove dhe a more dhurata?

Këtë vit nuk i kalova në Tiranë festat, i kalova në Ersekë. Mora edhe dhurata.

-Cilin mund ta cilësosh fundvitin më të bukur në kujtimet e tua dhe, pse ishte i tillë?

– Nuk mund të cilësoj asnjë.Për festa mjafton të jesh me njerëzit e duhur.

-Po më i “tmerrshmi”?

– Siç thashë çdo fundvit ka qenë shumë i vacant

-A kishte diçka të veçantë ky fundvit për ty?

– Po, kishte shumë raki dhe hangover(argëtim)

-Ilia, si u bëre pjesë e “Portokalli”?

Kisha shumë kohë që e mendoja të bëhesha pjesë e “Portokallisë” dhe këtë sezon isha gati për audicion.

-Cili prej aktorëve  të vjetër ka qenë i preferuar yt, pa u bërë ti pjesë e tij?

-Unë spektaklin e kam ndjekur shumë dhe për mua të gjithë janë shumë të mirë. Nuk mund të ndaj asnjërin.

-Si të pritën në “Portokalli”?

– Shumë mirë jam ndjerë. Më kanë pritur shumë mire dhe duhet ta them që këtu jemi si një familje e madhe dhe në harmoni më njeri-tjetrin.

-Roli i parodistit është ai me të cilin je prezantuar. E kujt ishte ideja për këtë personazh?

– Unë e kam patur idenë për të bërë parodi, por duke bashkëpunuar sigurisht me regjisorin e spektaklit dhe skenaristen që shkruan tekstet  e nga ky bashkëpunim dolëm tek përfundimi për t’a vënë në skenën e “Portokalli-së”  bërë këtë personazh.

-Nuk ke menduar për ndonjë personazh tjetër apo suksesi i “Parodistit” të duket i mjaftueshëm për sezonin e parë?

– Nuk ka të bëj me suksesin por që të jesh i suksesshëm gjërat merren dhe bëhen avash-avash.Këtë kam zgjedhur dhe unë, t’i bëj gjërat hap pas hapi.

-Jashtë veshjes së personazhit, kush është  Ilia Kaci?

– Kjo është një pyetje me një përgjigje shumë të gjatë por po themi një djalë që i pëlqen të qeshë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here