Peshk
Jam një vajzë 18 vjeçe. Kam parë në ëndërr sikur isha në det dhe po më ndiqte një peshk. Kur m’u afrua, nuk më bëri gjë, vetëm se më shikonte në sy!
Ëndrra parashikon gjëra pozitive për ju. Ju do bëheni ose jeni ndërkohë pjesë e një historie që do të ketë të bëjë drejtpërdrejt me ju. Dikush ju vëzhgon, ju ndjek, por nuk ka synime të këqija karshi jush. Duhet të jetë me siguri ndonjë admirues i fshehtë, që nuk ka guxim të shprehë atë që ndjen për ju. Gjithë të mirat!
Tokë
Jam Adela. Kam parë në ëndërr sikur isha te prindërit e mi dhe po punoja tokën e tyre. Punoja pak dhe ulesha e më zinte gjumi. Duhet t’ju them që unë në realitet kam probleme në çift.
E nderuar Adela! Ju duhet të punoni shumë për të ekuilibruar marrëdhënien tuaj në çift. Edhe ëndrra, një gjë të tillë këshillon. Ju dëshironi që gjithçka të rregullohet dhe e merrni iniciativën vetë për ta bërë këtë, por dorëzoheni menjëherë, pa e çuar punën deri në fund. Prandaj, ju bëni përpjekjen tuaj, mbase kështu edhe bashkëshorti do të bashkëpunojë me ju, për të shuar problemet që keni. Ne urojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç dëshironi ju.
Dashuri
Jam një djalë 17 vjeç. Shoh shpesh në ëndërr sikur bëj dashuri me kolegen e punës që është 44 vjeçe. Ç’do të thotë?
I dashur 17 vjeçar! Ëndrra juaj nuk bën ndonjë parashikim. Ajo thjesht tregon dëshirat tuaja seksuale ndaj një femre që ju duket shumë joshëse. Ju urojmë fat!
Hije
Jam një djalë dhe shoh shpesh herë në ëndërr sikur bëhet natë dhe unë kthehem në shtëpi. Sa trokas tek dera e shtëpisë më ndjekin hije. Unë frikësohem. Çfarë tregon ëndrra?
I nderuar lexues, hijet në ëndrra kanë kuptime të ndryshme, varet gjithnjë nga konteksti i ëndrrës. Por në rastin tuaj tregon, që ju nuk ndiheni shumë rehat në shtëpi, ka diçka që ju mundon që as vetë ju nuk e kuptoni. Mbase ndiheni i vetmuar në shtëpi, dhe nuk keni se me ke të flisni për shqetësimet tuaja. Mos e lini veten të dukeni thjesht si një “hije” në shtëpi. Bëhuni i gjallë dhe jini më i pranishëm në diskutimet që bëhen në shtëpi. Në këtë mënyrë dhe ju do të afroheni më tepër me të tjerët. Gjithë të mirat.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!