Sapo dëgjon emrin e saj, të vijnë ndërmend fillimet e viteve ’00, kur në Shqipëri u prezantua rryma e muzikës turbo-folk. Ajo ishte një ndër të parat që e solli këtë rrymë shoqëruar me zërin e saj melodioz, të ëmbël e me nuanca deri diku që kujtojnë filmat e “Bollyëood”. Bëhet fjalë për kantautoren Anila Mimani, e cila kësaj rradhe vjen në gazetën “Intervista” me një rrëfim disi më personal: jeta, raportet me familjen dhe dashuria për muzikën. Lexim të këndshëm!
Klajd Heta:- Anila, mirësevjen në faqet e gazetës tonë. I kishe munguar publikut për shumë kohë por je rikthyer me disa klipe e i fundit titullohet“Ti nuk e di”. Çfarë sjell ndryshe këtë herë?
Anila Mimani:- Përshendetje të gjithëve, uroj të jeni mirë dhe viti 2018 t’ju sjellë atë që mungoi në 2017-n. Po është e vërtetë që unë u shkëputa paksa nga ekrani sepse iu përkushtova jetës personale, tashmë jam nënë e dy vajza dhe bashkëshorte. Ajo që di të them ështe se unë jam marrë gjatë gjithë kohës me muzikën live por u largova paksa nga arena e shoëbizit dhe klipeve. Ky klip që kam sjellë së fundmi është ndryshe nga këngët e tjera sepse këtë këngë ja kam dedikuar bashkëshortit tim ku dhe ka marrë pjesë në klipin tim. Prandaj është e veçantë për mua si këngë dhe si klip.
-Çfarë “nuk di” Anila ende në përqasje edhe me titullin e klipit të fundit?
-Askush nuk i di të tëra dhe unë çdo ditë mësoj diçka të re.
-Nëse unë them Anila Mimani, jam e bindur që nuk ka njeri që nuk e njeh emrin tënd. Sa punë duhet të arrish të bësh këtë emër?
– Puna e shumë viteve, serioziteti dhe dashuria për muzikën.
-Çfarë mendon se ke humbur dhe ke fituar gjatë karrierës tënde, qëkur ke nisur të këndosh?
– Mendoj se kam humbur mundësinë për të kaluar më shumë kohë me familjen time për shkak të punës. Kam fituar kënaqësinë që më fal të kënduarit live.
-Ku je më e kërkuar për të kënduar?
–Kam kërkesa në shumë vende po për momentin jam e përqëndruar në Zvicër ku dhe jetoj me familjen time.
-Ke mbaruar liceun për mandolinë dhe flaut në mos gaboj, pra je e formuar muzikalisht. A mendon se sot nuk ka ngelur njeri pa u bërë këngëtar/e?
– Këngëtar/e ka shumë sidomos kohët e fundit, por mendoj se do i seleksionojë vetë koha dhe publiku.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!