Përshëndetje doktor! Jam një grua 64 vjeçe nga Berati dhe kam shumë vite që vuaj nga tensioni. Më kanë thënë që tensioni më ka trashur shumë muret e zemrës. Problemi im është se më duhet të paraqitem shumë shpesh në urgjencë për shkak të tensionit dhe jam shumë e shqetësuar për këtë pasi më ka prishur cilësinë e jetës. Kam ndërruar disa mjekë dhe disa mjekime por pa rezultat. Më thoni si të veproj?
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, 0674744777/ 0662770750:- Përshëndetje zonjë! Ju jeni një paciente me hipertension rezistent ndaj mjekimit. Pra, megjithëse ju keni ndërruar disa skema mjekimi vazhdoni të keni tension të pastabilizuar. Hipertensioni arterial ndahet në hipertension primar dhe sekondar. Hipertensioni primar haset në mbi 90% të rasteve dhe nuk lidhet me një shkak specifik. Ndërsa hipertensioni sekondar i cili haset në më pak se 10 % të rasteve lidhet me një arsye specifike që ka shkaktuar tensionin. Ndër shkaqet më të hasura në praktikën klinike janë stenoza e arterieve renale që është ngushtimi i enëve të gjakut të veshkave, koartacioni i aortës apo ngushtimi i aortës zbritëse, problemet e rëndësishme të tiroides apo probleme hormonale siç është rritja e katekolaminave apo disbalanca e kortizonit në gjak. Tek ju zonjë duhen provuar skemat më të mira të mundshme të mjekimit dhe nëse vazhdon të kesh tension të pastabilizuar atëherë duhet filluar një kërkim i detajuar për shkaqet e fillimit të tensionit apo më saktë shkaqet e rezistencës së tensionit. Një ndër hapat që mund të ndiqej në këto raste do ishte dhe monitorimi i dixhitalizuar i tensionit nëpërmjet holterit të tensionit 24 dhe 48 orësh.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!