Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nëna e vajzës që vrau im bir, na fali

“Veç mali me mal s’takohet se robi me robin takohet”, ka qenë shprehja që e dëgjoja vazhdimisht ta thoshte gjyshja ime kur unë isha fëmijë.

Të nderuar lexues dhe ju botues të gazetës, po ju tregoj historinë time sepse kam vite që ndihem e turpëruar nga djali im. Jam gjashtëdhjetë vjeç e kam gjashtë vajza e një djalë, fëmija i fundit ky jo vetëm i llastuar, por u bë gjithnjë e më shumë karagjoz deri sa bëri gjëmën. Kam lindur në një fshat në veri të Shqipërisë dhe jam rritur në një familje shumë të qetë, me prindër shumë punëtorë dhe të urtë.

Kam dy motra më të mëdhaja se veten dhe dy vëllezër më të vegjël. Vazhdoj të bëj çudi në ndryshimin mes burrit tim dhe babait tim. Babai im edhe pse ne ishim tre vajza na ka mbajtur në prehër e na ka dashur qysh të vogla nuk na ka përbuzur për faktin pse ne ishim vajza. Ndërsa burri im vetëm vajzën e parë nuk ka mallkuar kur lindi, pastaj pesë të tjerat jo vetëm nuk i ka dashur, i mallkuar çdo mëngjes dhe i ka vënë në punë qysh tre vjeç. Kuptohet jo se do dilnin në arë e të punonin, por i ka vënë të mbajnë bidonat me ujë, ne nuk kishim çezmën brenda si sot, i ka vënë të sjellin drutë nga jashtë, brenda në shtëpinë me oxhak.

Advertisement

Mbaj mend që një herë ma ka nxjerrë vajzën e madhe të marrë drutë jashtë natën, në dimër  kur kishte rënë gjysmë metri borë, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç. Pse desha të dilja t’i merrja unë, hëngra, jo vetëm të shara, po edhe ca shpulla në sy të tre vajzave të tjera. Nuk më dhembën aq shumë shpullat sa më dhembi shpirti për vajzën që doli duke u dridhur nga frika, e për të voglat që fshiheshin pas fundit tim se kishin frikë nga i ati. Me pas linda edhe dy vajza te tjera dhe u bënë gjashtë e im shoq atëherë nuk donte më asnjërën prej tyre e as mua. Filloi të mos punonte, vetëm të pinte. Sa te klubi i fshatit e pastaj kur i mbaroheshin paratë e rrogës i kthehej rakisë së shtëpisë që e zieja gjithmonë vetë.  E mendoni vetë se ç’pret njeriu nga një i dehur njëzet e katër orë.

Vajzat i kam rritur me ndihmën e motrës. Ajo kishte një vajzë më të madhe dhe gjithë rrobat e saj vinin për të miat. Rroga ime e kooperativës dilte vetëm të blija bukën thatë.

Gjithë verës burri i rrihte vajzat po t’i shihte duke lozur.

-Ju kam thënë duhet të mblidhni manat, kumbullat e manaferrat. Aty janë fuçitë e pambushura! – dhe gjithë këto fjalë shoqëroheshin me shpulla cilën të zinte. E kishin mësuar vajzat se duhej t’i largoheshin të atit. Vinte koha e rrushit e nuk i linte vajzat të hanin asnjë kokërr rrush se i gjithi duhej bërë raki.

Mbeta shtatzënë për të shtatën herë. Sa e mori vesh që isha shtatzënë filloi të mos më gjuante më. Po nervat i hanin vajzat, të shkretat e mia.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

 Dardan Avdylaj: Nuk e kam ndërmend të ndaloj me kick-boks

Next Post

Fjalëkryqi

Advertisement