Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më kapi depresioni pas lindjes

E dashur psikologe! Jam një vajzë 26 vjeçe dhe kam një vajzë 2 vjeçe e gjysëm. Pas lindjes së vajzës time unë kalova depresionin që e kalojnë shumë femra pasi sjellin në jetë fëmijën e tyre. Nuk është se e kam patur depresion të rëndë por isha shumë e fiksuar mbas vajzës time dhe nuk doja të m’a prekte njeri me kalimin e kohës e hoqa këtë fiksim dhe tani ndihem mirë por herë pas here nervozohem me gjëra të kota dhe bëj fjalë me njerëzit më pas bëhem pishman. Nuk e di as vetë çfarë ndjej. Ju lutem mund të më thoni a ka pasoja depresioni i nënave pasi lindin dhe çfarë duhet të bëj? Faleminderit dhe në pritje të përgjigjes tuaj!

 Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi, Adresa: Sheshi Ëillson, pranë Postës Shqiptare nr.8, Numër telefoni: 0695726669:-  Përshendetje e dashur lexuese e gazetës intervista! Diagnostikimin e depresionit post-partium (pas lindjes) j’ua ka thënë mjeku që ju ka ndjekur apo e thoni ju vetë meqënëse keni patur një kujdes të tepërt për vajzën tuaj? Për llojin e depresionit që ju flisni, zhvillohet në tre deri në katër javët e para pas lindjes. Normalisht mund të shoqërohet me simptoma të lehta, të moderuara ose serioze. Ka gjasa të fillojnë gjatë javëve apo muajve të parë të lindjes. Probabiliteti vazhdon të qëndrojë në çdo kohë gjatë vitit të parë pas lindjes. Në rast se ju jeni diagnostikuar me nje depresion të kësaj natyre dhe nuk jeni ndjekur nga specialisti psikolog, kjo sjell pasojat e saj pasi depresioni nuk është diçka të cilën njeriu mund ta anashkalojë duke patur pretendimin se kalon me kalimin e kohës. Megjithatë me sa më thoni ju, nuk keni ndonjë simptomë të agravuar në sjellje, përveçse nervozoheni herë pas herë me njerëz për motive të dobta. Kjo vjen si shkak i lodhjes që ju keni si nënë dhe familjare. Ndoshta është ky momenti që mund të reflektoni për t’i dhënë më shumë kohë vetës tuaj dhe të përqëndroheni tek nevojat tuaja, për të qënë e dobishme për veten dhe të tjerët që ju rrethojnë. Nëse do merrja anën e kundërt të medaljes që ju keni konflikte të ashpra me njerëzit, nisni të bëheni nevrike pa shkak, nuk keni ndjesi dhe ashtu sikurse thoni; “nuk e di çfarë ndjej” duke qënë shumë konfuze. Merrni iniciativën për të shkuar tek një specialist psikolog këshillimi për të kuptuar më mirë gjendjen tuaj dhe për tu rikuperuar si duhet.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Olsi Bylyku: Kimikati do i bënte me zemër

Next Post

Silva Gunbardhi: Kam gjithë botën tani!

Advertisement