Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Besi dhe Dajana: Sjellim buzëqeshje

Ata na bëjnë zgjimin çdo mëngjes në “Ditë e re” në Ora Neës. Besmir Metani dhe Dajana Shabani, janë dy moderatorët e këndshëm, që sjellin buzëqeshje, pozitivitet dhe shumë dashuri përmes ekranit. Ne i takuam dhe realizuam me ta këtë intervistë spontane por edhe shumë të çiltër, që ata të dy sjellin përmes moderimit të “Ditë e re”.

 

-Besi dhe Dajana, vini me emisionin e mëngjesit në Ora Neës,  Çfarë e solli nevojën e këtij emisioni?

Advertisement

Dajana: Fakti që ka shumë emisione standarte të mëngjesit dhe le të themi gati gati binjake të njëra-tjetrës. Një emision i mëngjesit kishte nevojë për origjinalitet dhe spontanitet që mendoj se e kemi sjellë.

Besi: Si fillim propozimin e mori Dajana, iu propozua që të punonte me disa persona të tjerë por rehatinë e gjente vetëm tek mua.(Buzëqesh) Më pas u takuam dhe ndërtuam boshtin e programit me shtyllat kryesore që sot ato transmetohen në “Ditë e re”

-Si u bëtë bashkë përsëri ju të dy?

Dajana: Propozimi për këtë emision më ka ardhur mua duke qenë se nuk jam thjesht një prezantuese por jam autorja dhe ideatorja e “Një ditë e re ndryshe” se “Ditë e re” ka qenë dhe më përpara e sigurisht unë nuk mund të lija pas atë që ka qenë fati im dhe ka qenë Besi ura ime për të ardhur në televizion. Mua më ka rritur mami të jem mirënjohëse në jetë dhe atë që Besi bëri dikur për mua e bëra unë tani. Në 2014 Besi më ka thënë: “Dajana kur do e bëjmë një emision bashkë?” Dhe unë e mbajta premtimin.

Besi: Ne jemi keta që jemi, jemi njesoj dhe në transmetim. Programi nuk ka aktuakitet, nuk ka gazeta dhe lajme, ka vetem pozitivitet. Ja ti ishe e ftuar, e pe  vetë apo jo?

-E vërtetë, ka origjinalitet dhe spontanitet. Çfarë ju përcjell “Ditë e re” dhe çfarë arrini ju të përcjellni nëpërmjet tij?

Besi: Çdo ditë e re duhet të jetë ndryshe nëse është po njësoj atëherë ka marr fund dhe nuk është më një ditë e re. Kështu që ne do gjejmë çdo ditë arsye për ti bërë njerëzit të ngulen përpara ekranit dhe të kënaqen me humor larg formatit të lajmeve.

Dajana: Unë kam dashur të sjell shumë pozitivitet dhe shumë të qeshura.

– Zakonisht, kur ndjeni nevojën e ndryshimeve në jetën tënde?

 Besi: Kur iki jashtë shtetit. (qesh)

Dajana: Unë mendoj se ndryshimin në jetën time e kam bërë dhe e kam bërë shumë kolosal. Nevojë për të ndryshuar s’kam më.(Buzëqesh)

– Ndodh të pendoheni për zgjedhjet që bëni në jetë?

Besi: Po patjetër, të gjithë pendohen. E rëndësishme është të shikosh përpara, e shkuara zgjedhje e mire apo e gabuar ngelet e shkuar.

Dajana: Po, jam penduar për kohën që nuk duhet t’ia jap njerëzve që nuk e meritojnë sepse ajo është shumë e çmuar.

-Të qetë, te ëmbël, e thjeshtë… Në cilën nga pikat kemi gabuar si për njerin dhe për tjetrin? Shtoni pika të tjera…!

Besi: Punëtor, lekprishës, pasionant

Dajana:  Lekëbërëse, e ëmbël.(Qesh)

Nëse nuk do ishit pjesë e televizionit, me çfarë do të merreshit në jetë?

Besi: Do merresha me biznes

Dajana: Nuk e shoh veten në asnjë vend tjetër përveç televizionit.

– Çfarë u keni zili moshatarëve tuaj që nuk merren me televizion?

Besi: Kush ka më shumë lekë se ne i kemi zili ata që s’kanë si kemi zili fare (qesh)

Dajana: Nuk i kam asgjë zili moshatarëve të mi.

– Në këto ditë pak të ftohta, ku e gjeni ngrohtësinë e shpirtit?

Dajana: Tek vajza ime dhe tek bashkëshorti im.

Besi: Tek ngrohësja e makinës. (qesh)

– Ku është arratisja juaj kur nuk jeni në humor të mirë?

Dajana: Unë vdes për udhëtime dhe çdo arratisje jashtë Shqipërisë për mua është një qetësi më vete.

Besi: Kur kemi lekë ikim jashtë shtetit kur s’kemi rrimë brenda në shtëpi.(Qesh)

– Çfarë ndikimi ka teknologjia në jetën tuaj?

Dajana: Nuk ka shumë ndikim pasi nuk jam shumë e fokusuar pas internetit.

Besi: Për punë e përdorim.

– Çfarë do më thoni për selfiet apo belfiet?

Dajana: Dua të jap një këshillë që të jenë sa më origjinalë me selfiet apo me belfiet se duken ndryshe në foto dhe kur i takon janë  dërrasë. Një këshillë për ato që përdorin belfiet boll përdorët të brendshme me mbushje.

Besi:- Mos i keqpërdorni, domethënë bëni kënaquni por deri në kufirin e origjinales dhe normales.

– Dëshira për t’u dukur…

Besi: Nuk kam ndonjë dëshirë të madhe.

Dajana: Aq sa duhet…!

– Një ditë e shënuar për ju…

Dajana: Ardhja në jetë e gocës time.

Besi: Ardhja në jetë e nipit tim.

– Defektet që keni…!

Dajana: Jam arrogante, impulsive dhe kur kam dashuruar nuk e kam treguar.

Besi: E meta ime është vetëm se prish lekë kot.

– Keni  ndonjë talent të fshehur?

Dajana: Kam talentin që kërcej

Besi: Talent të fshehur kam marketingun, e qaj.(Qesh)

– Gjëja së cilës i trembeni më shumë?

Dajana: I trembem vetëm Zotit.

Besi: I trembem ndarjes nga jeta të njerëzve të dashur.

– Në një takim, jeni gjithmonë herët apo gjithmonë vonë?

Dajana: Jam gjithmonë vonë.

Besi: Varet nga trafiku.

– Një shembull për t’u ndjekur…

Dajana: Qetësia e mamasë time.

Besi: Donald Trump

– Zemra apo mendja është dominuese te ju?

Dajana: Mendja

Besi: Të dyja bashkë

– Keni shkruar ndonjëherë një letër dashurie?

Dajana: Po kam shkruar

Besi: Kur kemi qenë të vegjël normal

 

Çfarë është për ju…?

…e mirë?

Besi: Ushqimet e Titit

Dajana: Çdo gjë e mirë

…e keqe?

Dajana: Të bërit keq

Besi: Pamundësia e dikujt për të mbijetuar.

…e bukur?

Besi: Dubai, Bora-Bora

Dajana: Çdo gjë pozitive që të heq stresin.

…e neveritshme?

Dajana: Servilizmi, hipokrizia.

Besi: Tradhëtia, ligësia.

…shokuese?

-Dajana: Shtimi i homoseksualëve.

Besi: Shtimi i njerëzve që flasin  prapa krahëve.

…e mërzitshme?

Dajana: Një ditë me shi pa çadër.(Qesh)

Besi: Të jesh në punë në ditë pushimi.

…për të qeshur?

Besi: Kur bie ndonjëri në pusetë dhe s’e ka mendjen.

Dajana: Humori

…romantike?

Besi: Oxhak, qiri dhe verë

Dajana: Një darkë romantike në breg të detit dhe ca euro afër.

…erotike?

Dajana: Paundi dhe euro

Besi: Eurot janë erotike

…tunduese?

Dajana: Të qenit beqare dhe njëherë.

Besi: Të jem edhe njëherë 20 vjeç.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojnë djem

Next Post

Merita Merja: Me sallon dhe shkollë të re në Kosovë

Advertisement