Vetëm 14 vjec ishte kur ai donte të merrte një cifteli në dorë e t’i binte, megjithëse babai i kishte thënë jo se vetëm do ta prishte atë. E në fakt sot Argjend Heta është një këngëtar i ri por i dashur edhe pas suksesit të këngës “Si diamant” ka gati projektin e tij të dytë. Ne mësojmë se kënga mban titullin “Si ti nuk ka” ku tekstshkrues dhe producenti i këngës është Kushtrim Berisha (K-Master) dhe pritët të vij pas disa ditëve në treg me një klip të bukur. Argjendi dëshirën e babait që është ndarë nga jeta tash dy vite është duke e përmbushur që të jetë vërtetë një artist i mirë shqiptar.
Advertisement