Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon

Lëkundja

Duke parë nga dritarja fillova të ndjej disa lëkundje e në atë moment shoh ndërtesat të kriseshin e njerëzit të ulërrinin nga frika. Shtëpia ime ishte krisur nëpër mure gjithashtu dhe orenditë shtëpiake kishin rënë në tokë të gjitha. S’kaloi as një minutë edhe filluan lëkundjen përsëri. Kësaj rradhe ishin lëkundje edhe më të forta dhe dyshemeja u hap më dysh. Ndërkohë ndërtesat përballë shtëpisë time binin sikur të ishin ndërtuar me gura dominoje. Pikërisht në atë moment bie tavani i shtëpisë dhe aty mbaj mend që mbylla sytë e bërtita me sa forcë kisha. Kur hapa sytë kuptova që kisha parë ëndërr. Çfarë kuptimi ka kjo vallë?

 

Advertisement

Përshëndetje! Nëse në ëndërr sheh tërmete kjo do të thotë që ke luhajtje në vendosmërinë tënde në lidhje me çështje të caktuara të jetës tënde. Meqë në ëndërr nuk e ke parë veten të mbuluar me gjak ose të lënduar do të thotë që do i kalosh pa dhimbje këto çështje që do të duhet të zgjedhësh.  Ki kujdes ndaj zgjedhjeve që do të bësh pasi do jenë me rëndësi për jetën tënde.

 

Thinja

Isha duke parë veten në pasqyrë e në atë çast filluan të më shtoheshin thinjat. M’u shtuan aq shpejt sa brenda pak çastesh e gjeta veten të mbuluar veç me flokë të thinjura. Fillova të qaj ashtu siç isha para pasqyrës. E ndërsa po mbyllja sytë të fshija lotët e gjej veten të zgjuar nga gjumi në shtratin tim. Fillova të qeshja dhe u lumturova që ishte veçse një ëndërr e shëmtuar e asgjë më shumë. Ka ndonjë kuptim kjo ëndërr?

 

Përshëndetje! Përgjigja ime për ëndrrën që ju keni parë është kjo: Do kesh sëmundje këto kohë ndaj bën mirë të kujdesesh për shëndetin tënd  pasi kuptimi i thinjave është sëmundje e cila do të prekë shumë shpejt. Ju këshilloj që në rastin e parë shikoni që diçka shkon keq dhe keni probleme të shkoni të konsultoheni me mjekun përkatës.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemtë kërkojnë vajza

Next Post

Tartar salmoni

Advertisement