Gjyshja
Duke u endur nëpër qytet shoh një grua plakë që mezi po e tërhiqte këmbën e djathtë zvarrë. Një moment ajo pengohet e bie në tokë. Vrapoj drejt saj që t’a ndihmoja të ngrihej në këmbë. Por ç’të shoh? Ajo ishte gjyshja ime. Ulëras me të madhe nga frika e zgjohem nga gjumi e tmerruar pasi gjyshja ime ka 10 vjet qe ka vdekur.
Nëse shihni në ëndërr një person të afërt të familjes i cili ka vdekur do të thotë që juve ju ka marrë malli për atë person ndaj dhe e shikoni në ëndërr e kjo nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Pastaj nëse ajo është rrëzuar pritet të keni sëmundje në familje ndaj duhet të keni kujdes. Ju uroj gjithë të mirat.
Pasqyra
Isha duke larë sytë në mëngjes. Në një moment ngre kokën edhe nuk e shoh veten time të pasqyruar në pasqyrë. Fërkova sytë se mos po shihja gabim. Sa heq duart nga sytë shoh një hije të zezë në trajtë njeriu në pasqyrë. Kam bërtitur aq fort sa motrat erdhën dhe më zgjuan nga gjumi sepse kisha qenë në ëndërr.
Të shohësh veten tënde në pasqyrë tregon se çfarë ti mendon për vlerat që ke si person.
Ndërsa hija e zezë ka kuptimin e një të keqeje që të rri pranë e që të ndikon në gjendjen tënde shpirtërore. Kjo mund të jetë dhe frikë që ke nga vetja jote gjithashtu.