Magazina
Përshëndetje! Jam një vajzë 24 vjeçe, kam parë një ëndërr të çuditshme rreth 4-5 ditë më parë. Në ëndërr më shfaqej një magazinë e madhe por që nuk mbaj mend se çfarë kishte brenda, ndonjëherë më dukej sikur e shihja vërtetë magazinën por në momente të caktuara më dukej sikur mbyllja sytë që të zgjaste ëndrra se deri ku do shkonte. Magazina ishte e madhe dhe dukej si një labirinth. Unë e studioja por në atë moment më doli gjumi dhe spo e kuptoja se ku isha? Çfarë do të thotë kjo?
Përshëndetje e dashur! Kjo nuk është një ëndërr e çuditshme por kjo tregon se ti je në një moshë ku ke nevojë të ndërtosh diçka dhe personat që të rrethojnë nuk janë ata të duhurit. Ti me sa dukesh je një vajzë inteligjente dhe e kupton të mirën dhe të keqen e kjo e tregon edhe ëndrra ku ti e studion magazinën e më pas të del gjumi. Ki kujdes që mos ngatërrohesh nëpër probleme. Të uroj gjithë të mirat.
Luani
Isha duke u endur nëpër shkretëtirë, në kërkim të një burimi me ujë pasi uji që kisha në shishe po më mbaronte. Duke ecur shoh një oaz. Afrohem me vrap e nxjerr bidonin nga çanta po ç’të shoh, aty ndodhej një tufë e madhe me luanë që po pinin ujë. Nga zhurma e hapave të mi njeri nga luanët më dëgjoi, ktheu kokën e hungëriu aq fort e u sul me vrap në drejtimin tim. U tmerrova e fillova të vrapoj si e çmendur por dhe luanët e tjerë më panë e mu sulën. E kisha vdekjen e sigurtë. Ndërkohë duke vrapuar pengohem në rërë e bie. Aty luani që m’u sul i pari m’u hodh sipër. Në atë moment zgjohem nga gjumi duke ulëritur me të madhe dhe e djersitur. Ishte ëndrra më e frikshme që kam parë ndonjëherë.
Shkretëtira paraqet një siklet që po heq në jetë kohët e fundit dhe kërkimin e shpëtimin do e marrësh pasi e gjete oazin ku mund të pijë ujë por do kesh pak stres i cili do të kalojë pasi në ëndërr nuk pe veten të mbuluar në gjak pasi të shohësh veten të mbuluar në gjak sjell sëmundje ose fatkeqësi në familje.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!