Përshëndetje doktor. Jam një grua shtatëzanë në muajin e 8 të shtatëzanisë dhe më ka filluar tensioni. Vlera më e lartë që më ka kapur është 160/100 mmHg. Jam shumë e shqetësuar, mos më ndodh ndonjë komplikim tani nga fundi i shtatëzanisë. Ju lutem më thoni si duhet të veproj?
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji kompleksi Concord, Tiranë, 0674744777/ 0662770750:- Përshëndetje! Prania e tensionit gjatë tremestrit të tretë të shtatëzanisë është një fenomen i shpeshtë. Shpesh kjo është thjesht një gjendje fiziologjike që lidhet me mbingarkesën volumore gjatë shtatzanisë, pra me praninë e sasisë të tepruar të lëngjeve që grumbullohen në organizëm gjatë shtatzanisë. Kjo është një gjendje që meriton vlerësim pasi mund të kemi dhe një preeklamsi të praniahme e cila është një gjendje e cila mund të rrezikojë shtatëzaninë. Duhet të realizosh një konsultë me mjekun gjinekolog me të cilin ndjek shtatzaninë dhe sipas konsultës së tij dhe një vlerësim nga kardiologu. Gjëja e parë që do kërkoj gjinekologu është vlerësimi i bilancit biokimik dhe vlerësimi i një analize urine që quhet urinë komplet. Urina komplet shërben për të përcaktuar nëse ka proteinuri apo jo pra nëse ka apo jo proteina në urinë.