Kacurrelse, brune, e bukur  dhe shumë e talentuar. E duan të gjithë, ka stil dhe është shumë e ëmbël. Për kë tjerët do shkruhej kështu, në mos për Linda Jaranin, aktoren e “Portokalli” por edhe të teatrit. E ka prezantuar veten denjësisht në art por ne në këtë intervistë, e kemi pyetur pak më shumë për veten, si e shikon ajo shoun në të cilin interpreton çdo javë, a është e lumtur që angazhohet në aktrim dhe a ndihet e vlerësuar nga publiku. Kjo është Linda Jarani!

 Fabjola Kuburi:-Linda Jarani, figurë e dashur për publikun në televizion, konkretisht së fundmi në “Portokalli” dhe teatër. Të njohin më shumë si Linda e Portokallisë apo si Linda e teatrit?

Linda Jarani:- Dua të më njohin si Linda, nuk ka rëndësi e Portokallisë apo e teatrit, në fund të fundit jam e lumtur që ushtroj profesionin tim në forma të ndryshme.

-Si e gjeti Lindën vjeshta?

-Kisha një kimi me vjeshtën këtë vit që se kam patur ndonjëherë kaq shumë.

-Po vihet në skenë komedia “Boeing Boeing”, si është pritur?

-Është një komedi situatash, do jepet në gjithë Shqipërinë për një kohë të gjatë. Publiku ndahet shumë i kënaqur me ne.

-A vërehet një rritje doze dashurie për teatrin?

-Fatmirësisht po dhe jam shumë e lumtur për këtë. Ndoshta njerëzit kanë shumë nevojë të vijnë të pastrojnë shpirtin e tyre në teatër.

-Një dite me shi, i gëzohesh apo i trishtohesh?

-Është diçka e mesme, nuk di ta shpreh si është ajo ndjesi.

-E në fakt, cila është stina jote e prefruar?

-Pranvera. Jam adhuruese e proçesit të rilindjes të pemëve dhe luleve.

-Çfarë stine është për momentin në “Portokalli”?

-Unë sa herë që shkoj e gjej gjithmonë me ngjyra, si një kopësht me portokalle.

-Sa i përket larmisë së personazheve të tua…

-Jam akoma në njohje të vetes në këtë profesion, dua të kem sa më shumë personazhe dhe të di kush jam. Por jam e lumtur që punoj dhe angazhohem.

-Cili nga rolet në “Portokalli” të ka bërë të dashur për publikun?

-Nuk është se kam patur një rol specifik të vazhdueshëm. Nuk e di, atë e di publiku.

-Do kesh role të tjera në vazhdim?

-Unë nuk jam aktore e brendshme në portokalli, une shkoj shumë rrallë, kur më ofrojnë dhe kënaqem shumë. Pse jo, do shkoja prapë.

-Me cilin je lidhur më shumë nga personazhet që interpreton?

-Adela. Është një rol dramatik në shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albës”. Adelën do doja ta luaja gjithë jetën.

-Dua një situatë reale që të ka ndodhur me njerëz që të kanë njohur dhe të kanë komplimentuar ose kritikuar…!

-Njerëzit gjithmonë shprehen me dyshimin “se ku të kam parë” gjithmonë më thuhet kjo. Komplimentet janë gjithmonë dhe kritikat i marr nga njerëzit e afërt.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here