Kanë nisur organizimet me rastin e Festës së Flamurit anembanë botës ku ka shqiptarë, e për në New York për shumë vite me radhë Kompania “Elite Events” me në krye Agim Mujën dhe Benny Hoxha po i bashkon yjet e estradës shqiptare. “Elite Events” është kompania më serioze në Amerikë, ku i referohet organizimeve madhështore ku për Festën e Flamurit kanë bashkuar 3 yje të estradës tonë, si Sabri Fejzullahu, Dani edhe Genta Ismaili. Ne mësojmë se mbrëmja do të mbahet me datë 25 Nëntor në Manhattan NYC, ku si gjithmonë do të jetë plot e përplot ashtu si di rinia shqiptare e New Yorkut të festoj, e ku organizimi si gjithmonë është në maksimum. Po ashtu edhe për festat e fundvitit “Elite Events” vjen me 3 mega mbrëmje ku për bashkëatdhetarët në New York e në rrethinë do t’i argëtojnë emra të njohur e më të dashur, natyrisht yje të estradës mbarë shqiptare.
Advertisement