Ermal Mamaqi me emisionin e tij çdo të shtunë përpiqet që përmes të ftuarve që merr në studio të sigurojë një audiencë sa më të madhe, duke ditur dhe që konkurrenca është shtuar ndjeshëm.
Po nëse në studion e tij kanë qenë krerët më të lartë të vendit dhe personazhe mjaft të njohura, ka një person që i ka thënë vazhdimisht ‘’jo” atij, Vera Grabocka. I ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, moderatori tregoi se Sali Berisha ka qenë i ftuari më i vështirë që ka patur sepse mezi ka pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në studio. “Të lutem Vera,” i bëri thirrje publikisht Ermali, duke lënë të kuptohet që oferta është gjithnjë e vlefshme, producentja e njohur duhet vetëm të thotë ‘po’. Na mbetet të presim edhe të shohim nëse Vera do ta lëshojë zemrën dhe do të pranojë më në fund ftesën.