Adelajda Xhamani është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të diele, në moshën 31 – vjeçare. Gazetarja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj, orët e para të mëngjesit, si pasojë e një ataku kardiak.
Adelajda Xhamani u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, pasi ishte pjesë e një reality show, ku ajo doli e dyta. 31 – vjeçarja tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë që e karakterizonte, por mbi të gjitha për pamjen tërheqëse, duke u cilësuar si një ndër vajzat më të bukura shqiptare..
Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.
Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, mjaft orgjinale në atë që përfaqësonte në këtë show televiziv.
Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘Who’.
Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet. Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen në këto momente, po ‘’Fax News” dhe ‘’Shuplaka” shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Adelës, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur!
Edhe redaksia e ‘Artistët Shqiptarë’ i shpreh ngushëllimet familjes së gazetares për ndarjen e parakoshme nga jeta të Adelës.