Përshëndetje gazeta Intervista. Jam një 34 vjeçare dhe kam një pyetje për mjekët tuaj të veshëve. Kam një kruarje të tmerrshme të veshëve darkave, kur shtrihem të fle. Më kruhen brenda veshëve dhe kur i kruaj më thellë shpërthej në kollë, më ngacmon shumë. Si shpjegohet kjo gjendje? Mos kam ndonjë sëmundje? Faleminderit
Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843: Problemet e kruarjes së veshit ose pruritit i vuajnë shumë pacientë. Këto janë probleme të kanalit të jashtëm të dëgjimit që lidhen me probleme të ndryshme si infeksionet bakteriale gjatë ose pas stinës së verës, infeksionet mykotike, problemet alergjike, mungesa e prodhimit të dyllit në kanalin e jashtëm të dëgjimit, hiperprodhshmëria e dyllit, dermatiti atopik apo ekzema e kanalit të jashtëm të dëgjimit etj. Ka raste kur edhe futja e ujit në vesh gjatë dushit mund të shoqërohet me kruarje të kanalit pas dushit.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!