Përshëndetje! Jam një zotëri rreth të 50-ave dhe sa herë që ndryshon koha më dhëmbin kockat dhe ndihem si i pafuqishëm, kam një bllokim në shtyllën kurrizore dhe therrje të forta. Kam pirë ilaçe plot por asnjëra s’më ka bërë punë. Ju lutem më thoni se çfarë të bëj?
Ergeta Ktona, Reumatologe, 1)Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, 2) Spitali Kontinental, Cel: 0682093251:-I nderuar letërshkrues. Duke vlerësuar shqetësimet tuaja në lidhje me ndryshimin e motit mund t’iu them, që ndryshimet e kohës shoqërohen me ndryshime të presionieve atmosferike dhe këto ndryshime reflektohen mbi lëngjet intraartikulare dhe për rrjedhojë japin dhimbje. Për sa i përket dhimbjeve të shtyllës kurrizore ato mund të jenë me shkaqe nga më të ndryshmet. Rasti më i shpeshtë është prania e Spondyloartrozave që prekin gjithë gjatësinë e shtyllës, jo më pak ndikojnë edhe problemet muskulare dhe Herniet diskale.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!