Ato janë dy nga blogeret më të njohura në vend, por pak kush dinte për raportin miqësor të tyre. Thuajse asnjëherë nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetërs, por Armina Mevlani dhe Lori Hoxha janë mikesha shumë të mira. Këtë e vërtetojnë edhe komentet e tyre me njëra-tjetrën në rrjete sociale, siç ka ndodhur edhe sot. Në foton që Armina ka postuar në Instagram ka marrë pafund komplimenta, por ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet vetëm Lorit. “Një yll”, i komenton Lori në fototn e publikuar. Dhe Armina ja kthen me një koment që reflekton shumë dashuri. “Shpirt”- ka shkruar ajo duke etiketuar Lori Hoxhën.
Advertisement