Përshëndetje! Jam një grua 53 vjeçe nga Fieri! Para 8 muajsh kalova një infarkt akut miokardi dhe bëra ndërhyrje urgjente tek spitali Nënë Tereza ku më vendosën 2 unaza në një enë gjaku të mbyllur në zemër. Doja të pyesja se çfarë duhet të bëj që të ul rrezikun për mbyllje të unazave. Doja të shtoja që jam diabetike dhe kam tension të pastabilizuar. Unazat në zemër janë të përjetshme apo jo?
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji kompleksi Concord, Tiranë, 0674744777/ 0662770750:– Përshëndetje zonjë. Ju paskeni kaluar një infarkt akut dhe unazat j’ua kanë vendosur në kushtet e urgjencës. Këto janë rastet me përfitim maksimal pasi është mundësia e ruajtjes të një pjese të murit të zemrës. Mbijetesa e pacientëve e shprehur në përqindje tek grupi që është stentuar krahasuar me grupin që nuk është stentuar është shumë e ndjeshme që do të thotë se pacientët e stentuar kanë mbijetesë shumë më të lartë se tek ata ku nuk është ndërhyrë. Ringushtimi i unazave është gjithmonë i munduar.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!