Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të silleni me një fëmijë agresiv

 

Në moshën 2-3 vjeçare fëmijët shfaqin një lloj agresiviteti me fëmijët e tjerë, u marrin lodrat, u shkulin flokët, apo i shtyjnë. Këto veprime janë sa të pafajshme aq edhe me dashje. Në këtë moshë fëmija nuk e di apo nuk e ka bërë të tijën konceptin e “të mirës dhe të keqes”. Edhe pse në pamje është agresive dhe e keqe, në fakt janë hapat e para drejt ndërtimit të komunikimit me tjetrin si moshatar dhe fëmijë dhe natyrisht hapat e parë, nuk janë as të lehtë dhe as të sigurtë.

Fëmija nuk kontrollon ende as veten dhe as veprimin. Ai nuk di ende konceptin “e imja, e tjetrit”, ai thjeshtë do një gjë apo nuk e do. Pikërisht me shfaqjen e këtyre sjelljeve fillon dhe mësimi i skemës “e imja-e tjetrit” dhe “e mire-e keqe”. Ky “mësim” kërkon prezencën e të rriturit dhe durimin e tij. Gjthashtu në këtë moshë, fëmija nuk di ende të luajë vetë me fëmijët e tjerë, duhet patjetër prezenca e të rriturit që të bëjë ndërmjetësin, të ushqejë lojën dhe të evitojë situata të tilla. Për fat të keq ne i lejmë fëmijët të luajnë vetëm, por kjo është e pamundur në këtë moshë, duhet patjetër prezenca e të rriturit. Kur fëmija shkul flokët e fëmijës tjetër  apo e shtyn ose i merr lodrën, duhet ndaluar me takt, duke cilësuar që “është një veprim i gabuar dhe nuk të lejon ty të bëhesh vajzë e zonja apo djalë i zoti siç dëshiron”. Të rritur! Në të tilla raste, mos ndërhyni me rrëmbim dhe me fjalën “mos”, por përdorni vetëm një fjalë duke e shqiptuar prerë. Mbase fjala më e saktë për t’u përdorur mund të jetë, fjala “jo”. Duhet përdorur një fjalë e vetme sepse fëmija fjalën e parë nuk e dëgjon, kështu duke e përsëritur dy tre herë të njëjtën fjalë, fëmija do të fillojë ta njohë komandën dhe do të fillojë ta zbatojë dhe pasi situata qetësohet, tregojini fëmijës pse e ndaloni dhe pse ky veprim nuk duhet bërë.

Advertisement

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ja çfarë i bën taksisti Vesa Lumës

Next Post

Bes Kallaku nuk i lë shakatë e tij

Advertisement