Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pi gjithmonë para seksit

Përshëndetje doktor Evi! Unë jam një vajzë 23 vjeçe dhe kam mbi 6 muaj që jam e lidhur me një burrë të martuar. Ne u njohëm nga një shoqëri e përbashkët dhe që në momentin e parë që e pashë fillova ta pëlqeja dhe nuk më bënte përshtypje se ai kishte dhe një tjetër në jetën e tij. Ai sillet shumë mirë me mua. Më do, më respekton, kujdeset për mua por e vetmja gjë që mua më streson nga marrëdhënia me të është se ai shumicën e muhabeteve seksuale e diskuton në telefon por jo vetëm kaq. Para se të kryejmë marrëdhënie ai merr gjithmonë diçka për të pirë (alkoolike) dhe kjo më bën të mendoj që ky nuk është një seks me ndjenjë por i stimuluar, nëse ai nuk është i pirë nuk i ngrefet tamam dhe nuk kryen dot marrëdhënie. Ndihem aq keq me këtë situatë sa ndonjëherë ja ngjis fajin vetes se nuk arrij dot t’a kënaq që ai arrin deri në atë pikë. Ju lutem mund të më jepni një zgjidhje për këtë problem? Faleminderit

 Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- Akti seksual në rradhë të parë është një faktor psikologjik. Në bazë të kësaj mund të thuhet që organi kryesor është truri. Gjatë marrdhënieve seksuale veprojnë dy sisteme, sistemi simpatik dhe sistemi parasimpatik të cilët janë në ekuilibër njëri me tjetrin. Kur eksitohet njëri sistem vepron mbi tjetrin. Sistemi nervor simpatik (i alarmit) vepron mbi enët e gjakut të penisit duke i ngushtuar ato. Pra, duke ulur arritjen e ereksionit. Parasimpatiku që nëpërmjet aceltikolinës nxit impulset seksuale dhe zgjeron enët e gjakut të penisit në rastet emocionale vepron kryesisht simpatiku ose nuk kemi ereksion, mashkulli dështon në marrdhënien seksuale. Secili prej nesh e ka provuar këtë në një marrëdhënie të caktuar si kur ka dëgjuar një zë ( në dhomën e hotelit), emocionet kur je me një partnere të re etj.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alida: Mund të lë gjithçka në jetë

Next Post

Më shfaqen flutura të zeza në sy

Advertisement