Nga libri “Mos bëj dëm” i shkruar nga doktor Henry Marsh me përvojë të madhe neurokirurgjike mëson shumë çdo mjek i moshuar dhe i ri. Problematikat dhe shfaqjet e sëmundjeve dhe të sindromeve të sjella prej tij nga përditshmëria e mjekut, nuk i has nëpër traktatet e vëllimshëm të mjekësisë. I përgëzoj si autorin e mirënjohur anglez edhe dy përkthyesit tanë.
Abaz Quka, neuropsikiatër
Është një publikim i shkruar me një thjeshtësi të admirueshme dhe i vlefshëm për mjekë të disa specialiteteve. Ky libër merr vlera të veçanta edhe për faktin se në mjekësi e sidomos në kirurgji punohet në grup dhe me konsulta të vazhdueshme për të bërë gjithnjë më të mirën e mundshme.
Violeta Ristani, okuliste
Ky libër është sjellë në shqip nga profesor Mentor Petrela e doktor Florion Dashi, i shkruar nga neurokirurgu i shquar anglez Henry Marsh. Ai ka vlera të mëdha shkencore e praktike, i paraqitur me thjeshtësi, pasion e sinqeritet. Libri rrezaton humanizëm, dashuri dhe përkushtim në misionin e lartë të mjekut të çdo kohe.
Izet Çulli, neuropsikiatër