Jam një zonjë rreth të 60-tave, që sapo kam dalë në pension. Kur isha në marrëdhënie pune mbaja syze vetëm për lexim dhe ndihesha rehat. Por tani ka disa muaj që kam disa si flutura të zeza para syve dhe jam bërë merak. Çfarë janë këto flutura, doktoreshë? Mos duhet të operohem?
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- E nderuar letërshkruese, nga letra juaj unë u informova hollësisht mbi moshën tuaj. Ju jeni në atë moshë ku fillojnë ndryshime fiziologjike të pritshme të proçesit të plakjes së syrit. Situata që po ju ndodh juve në praktikën tonë të punës si okulistë njihet si: midesopsia dhe është denatyrimi i lehtë senil (i moshës) fiziologjik i trupit qelqor të syrit apo corpus vitreum. Duke qenë që në moshat mbi 50 vjeç struktura e trupit qelqor fillon proçeset e veta të liquidifikimit apo të lëngëzimit, atëherë në jetën e përditshme panorama klinike janë prania në shikim përpara e disa piklave të vogla ose presjeve apo fijëzave me formë të çrregullt, të cilat lëvizin sipas lëvizjeve të syve.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!