Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Laura Radi: Kur më thërrasin Selena Gomez…

Ajo thotë “Thirrëm” në klipin e saj më të ri. Laura Radi apo Selena Gomez shqiptare, ka sjellë një produksion veror, me ngjyra, me ritëm, me shumë detaje dhe me një realizim klipi në nivele artistike. Kjo është Laura Radi!

 Fabjola Kuburi:- Laura, ke një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Selena Gomez, ta kanë thënë shumë njerëz këtë?

Laura Radi:- Nga paraqitja e parë në publik, më kanë thënë shumë persona, duke filluar nga fansat me komente të panumërta që ngjaj me Selena Gomez.

Advertisement

-Do doje të kishe famën dhe suksesin e Selenës apo ti mund të kesh më shumë?

Po të arrija vetëm sa gjysma e famës së Selenës do të më mjaftonte.

-Kujt i thua “Thirrëm”?

Hmmm, “Thirrëm” është vetëm titulli i këngës, është tekst që nuk ka të bëjë me jetën time personale. Ky është një tekst i shkruar nga Sokol Koçi, s’ka të bëjë me mua personalisht, ndoshta Sokoli ia ka dedikuar dikujt (qesh).

-Realisht pret njeri me të thirr?

Normalisht që presim, ti nuk pret? (qesh).

-Ti merr ne telefon apo pret të të marrin?

Kur kam nevojë i marr unë, kur kanë nevojë të tjerët më marrin ata.

-“Thirrëm” vjen me një klip të konceptuar thjesht, por këndshëm. Të pëlqeu puna, kur e pe të përfunduar?

Me produksionin që së fundmi kam realizuar dy projektet e fundit jam e kënaqur pafund.

– Sa je përpjekur të aktrosh gjatë tij?

Kanë qenë skena të thjeshta dhe nuk e kam patur aspak të vështirë, i kam përfunduar për një ditë xhirimet.

– Çfarë i pëlqen të bëjë një vajze të moshës tënde?

Një vajze të moshës time i pëlqen, të dalë me shoqe, të vishet bukur, të vazhdojë studimet.

– Duket paksa “i guximshëm” angazhimi yt në muzikë, duke marrë parasysh që je kaq e re?

Po kam mbështetjen e madhe të familjes, veçanërisht të babit dhe ajo më bën të punoj edhe më shumë, gjithashtu edhe mbështetja e madhe e fansave.

– Ti do apo s’do të të duan?

Unë dua të më duan gjithmonë (qesh).

– Kush të do, por nuk duhet të të dojë?

Se di, besoj që janë të gjithë të duhurit ata që më duan, është fjala për ata të cilët personalisht e di që më duan dhe ma kanë shprehur.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyesni njëri tjetrin

Next Post

Bujar Qamili: Sa shumë do kisha dashur...

Advertisement