Lidhja e tyre e dashurisë, martesa dhe më pas divorci kanë qenë mjaft të vrullshëm. Por ajo çfarë na habit në marrëdhënien e balerinës Klaudia Pepa dhe koreografit Albi Nako është raporti që kanë pas divorcit. Aktualisht Pepa është duke u marrë me një projekt të ri koreografik të cilin e promovon thuajse çdo ditë në rrjete sociale. Pas publikimit të videos së saj më të fundit ku ajo shfaqet e mrekulleshme duke kërcyer Albi i ka uruar fat duke e etiketuar si “zjarr”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Klaudias e cila i ka kthyer një koment me emoji me zemra. Të ketë mbetur hi pas zjarrit?