DASHI, 21 MARS- 20 PRILL
Deri të martën do të merreni me disa çështje familjare, shitje-blerje ose kontrollin e financave. Faza qendrore e javës do të jetë e rëndësishme për jetën sentimentale. Hëna dhe Afërdita do t’ju dhurojë karizmë dhe aftësi shoqërore, ku beqarët do të bëjnë takime interesante dhe zbavitëse. Nga e premtja në të dielë duhet të tregoni kujdes në familje, pasi mund të ekzistojë ndonjë keqkuptim, apo ndonjë çështje e pazgjidhur.
DEMI, 21 PRILL- 20 MAJ
Të hënën dhe të martën do të keni shumë punë, por do të gjeni kohë edhe për ndjenjat. Në fazën qendrore të javës do të kuptoni se, t’i përshpejtoni ritmet e punëve, pa lënë pas dore detajet, është e mundur, bile zbavitëse. Hëna, Mërkuri dhe Afërdita në shenjën e Binjakëve do t’ju ndihmojnë të gjeni energjinë e duhur në punë dhe në marëdhëniet familjare. Të premten dhe të shtunën do të ndjeheni më sentimentalë, ndërsa të djelën mund të keni ndonjë tension në familje.
BINJAKËT, 21 MAJ- 21 QERSHOR
Do ta filloni javën me një dëshirë të pazakontë për vetmi, duke i bërë vetes pyetje ekzistenciale dhe të rëndësishme. Të martën, të mërkurën dhe të enjten parashikohen ngjarje shumë të mira. Hëna dhe Afërdita në shenjë do t’ju largojnë dyshimet dhe pasiguritë dhe do t’ju kthejnë në formë të shkëlqyer, sidomos në marëdhëniet dashurore. Të premten, të shtunën dhe të dielën do t’i dedikoheni plotësisht familjes.
GAFORRJA, 22 QERSHOR- 22 KORRIK
Dielli ka hyrë në shenjën tuaj dhe Hëna në atë të Demit. Të dyja këto do t’ju jëpin shtysë ta filloni javës të mbushur plot me projekte dhe marëdhënie dashurore të kënaqshme. Të mërkurën dhe të enjten mund të keni dëshirë të mbylleni në vetvete, pavarësisht ftesat e shumta nga ana e miqve dhe të njohurve. Hëna në shenjë do të jetë një nxitëse e shkëlqyer për një fundjavë plot fantazi, romantizëm, sensuale dhe të kënaqshme nga pikëpamja e ndjenjave.
LUANI, 23 KORRIK- 22 GUSHT
Të hënën dhe të martën mund të jeni nervozë në punë, por do të keni mbështetjen e Afërditës për të mbajtur një qëndrim elastik dhe bashkëpunues. Gjithashtu edhe Hëna në shenjën e Binjakëve të mërkurën dhe të enjten do t’ju ndihmojnë të largoni rutinën dhe të gjallëroni marëdhëniet sentimentale. Të premten dhe të shtunën do të keni tendencë të reflektoni dhe të jeni sentimentalë, ose do t’i dedikoheni aktiviteteve krijuese. Të dielën do të ndjeheni me moral paksa të rënë, por kjo nuk do të zgjasë shumë.