Ai është prezantues i programit “Mirëmëngjes Shqipëri!” në RTSH. Fjalën e kemi për Arbër Çepanin i cili ka qenë fitues i “Big Brother 1” dhe së fundmi ka festuar 30- vjetorin. Me një stil të ri, pasi flokët i ka qethur zero ai mesa duket ka plot të reja në jetën e tij. Moderatori i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me partneren dhe nuk dihet nëse është single. Por na çudit një koment i 20- vjeçares Kleoniki Delijorgji, e përzgjedhura e vitit 2012 si “Miss Shqipëria” dhe “Miss Globe” në foton e Arbërit. Poshtë fotos në fjalë të Arbrit, Niki ka bërë një koment. “Gjithmonë do të jem e çmendur për ty, shpirt!”,shkruan ajo. Kjo ngjall dyshimin se mes tyre mund të ketë një lidhje dashurie ose një miqësi shumë të ngushtë. Nuk dihet ku janë njohur fituesi i “BB1” dhe fituesja e “Miss Shqipëria”, ndërkohë që komunikimi i tyre është në distancë, pasi Niki jeton jashtë Shqipërisë. Gjithsesi, për të rejat në jetën e tij sentimentale pritet të rrëfehet vetë Arbri. Por së fundmi ai ka thënë se nuk do të flasë për jetën personale.
Advertisement