Përshëndetje Erjola! Unë jam një zonjë 37 vjeçe dhe kam një djalë 5 vjeç. Çdo mëngjes para se ta çoja djalin në kopësht i jepja një gotë qumësht dhe dy lugë mjaltë me arra dhe shihja që kur kthehesha në drekë nga puna lëkura e tij ishte mbushur me puçrra të kuqe të vogla. I bëra një test dhe më doli alergjik. Në fillim i hoqa qumështin dhe prapë i krijohej kjo lloj alergjie, i hoqa mjaltin dhe i hidhja arrat brenda në qumësht por prapë as mjalti nuk i bënte alergji por alergjinë ja krijonin arrat të cilat nuk mundem dot t’ia heq se i do me patjetër dhe nuk di çfarë të bëj? Ju lutem do më sugjeronit ndonjë medikament kundrejt kësaj alergjie? Faleminderit
Dr. Shk. Erjola Piluri (Ziu), alergologe, Spitali Amerikan Nr 1, Laprakë, Tiranë:- Përshëndetje! Në rastin e alergjive ushqimore është shumë e rëndësishme të gjejmë një lidhje midis një ushqimi specifik dhe problemeve që na shfaqen pas konsumit të tij. Duke i shtuar këtij fakti edhe rezultatet e testeve të alergjisë, të cilat ju kanë konfirmuar alergjinë nga arrat që ka fëmija juaj, atëherë unë ju këshilloj të mos ia jepni për konsum ato.