Përshëndetje gazeta Intervista. Dua t’j\u drejtoj një mesazh lidhur me rubrikën tuaj të psikologut, por si fillim dua t’iu kërkoj që të ngelem anonim. Unë jam mama e dy vajzave. E madhja është shumë e sjellshme, e dëgjueshme kurse e vogla ma sjell shpirtin në majë të hundës edhe pse është vetëm 13 vjeçe. E kuptoj që i pëlqen shoqëria, ka qejf të dali, ka moshën delicate por ajo që mua më shqetëson është që për çdo gjë më gënjen. Unë jam në punë dhe nuk mundem ta shoqëroj gjatë paradites por mbasdite i rri gjithë kohën në kokë sapo kthehem nga puna. I jam sjellë urtë, i kam folur me nerva por ajo s’merr vesh as me të mira as me të këqia e vazhdon përsëri me gënjeshtra. Ndonjëherë më humbet durimi dhe më vjen ta vras. Nuk di më si të sillem. Ju lutem çfarë më këshilloni se jam shumë e stresuar?
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Pyetje apo problematika që kanë të bëjnë me edukimin janë shpesh në qendër të vëmendjes së kësaj rubrike dhe kjo nuk është rastësore, pasi edukimi e mirërritja psikosociale e brezave që vijnë është një detyrë komplekse, e vështirë dhe e një rëndësie të vecantë. Mesa duket, ti je përballë pyetjes se çfarë qëndrimi duhet mbajtur kur fëmija nuk thotë të vërtetën, në rastin konkret një fëmijë që po e lë tashmë periudhën e fëmijërisë dhe ka hyrë në adoleshencë. Për të përcaktuar se cila është mënyra më e mirë për të reaguar përballë gënjështrave të fëmijës, në radhë të parë duhet kuptuar se pse gënjën. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet. Adoleshenca është periudha në të cilën individi po kërkon të formojë identitetin e vet, identitet i cili shpeshherë është jashtë kornizave të prindërve dhe rregullave të familjes. Ky proçes i njohjes së vetes kalon nëpër shumë filtra psikologjikë, një prej të cilëve që ndeshen rëndom ka të bëjë me gënjeshtrën. Fëmija gënjen kur ndjen se sjelljet apo perceptimet e tij nuk janë në përputhje me standardet morale të prindërve apo me pritshmëritë e këtyre të fundit ndaj tij.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!