Këngëtari atraktiv i skenës muzikore shqiptare Florim Gega – Flori sapo ka sjellë një videoprojekt të ri që në tematikë ka fabulën e dashurisë duke ju bërë thirrje të rinjëve që të dashurojnë me të vërtetë si duhet e jo për arsye financiare.
Projekti i Florit është punuar gjatë kohë ndërkohë që për këtë projekt gjigand është përkujdesur menaxheri i tij Labinot Nuraj ndërsa është sponzorizuar nga pija energjike Golden Eagle.
Klipi i kësaj kënge të bukur është punuar në mënyrë profesionale nga kompania zvicerane Real Eyez Media, muzika është bërë nga kompozitori i njohur Wirusi ndërsa teksti nga Kreshnik Avdiu derisa mbështetje të madhe për këtë projekt ka dhënë edhe kompania Next Event në krye me Besart Obrazhdën. Klipi është publikuar nga kompania e madhe ArkivaShqip derisa editor janë Arboni & Ardi.