Kastro Zizo është artisti i parë që ka reaguar për vrasjen për motive të dobëta të Marvi Mihalit mbrëmë në kryeqytet, vetëm për një karikues telefoni. Është e frikshme të mendosh se sa lehtë mund të të vijë vdekja në këtë vend dhe padyshim një faktor ndikues janë kushtet ekonomike dhe sociale. Me ngjarjen në fjalë është indinjuar keq dhe këngëtari Kastro Zizo. Ai shprehet se në këtë vend nuk jetohet dhe nuk mund të rriten fëmijët. E çfarë mund të them më shumë ndaj një brezi K*RVË që po rritet?! Një djalë që iku pa dal akoma në jetë…një familje e shuar shpirtërisht nga disa “gango” që për të vënë emër janë te gatshëm të vrasin! S’di kujt t’ja vë gishtin por jam aq i indinjuar saqë skam fjalë…u zgjova me një lajm si ky dhe pyes vetën thellë: Çfarë k**** bëj ende në këtë vend që për të “mbijetuar” duhet të mbaj thike me vete se ndryshe rrezikoj?! Skam fjalë…Ngushëllime familja”, shkruan këngëtari.