Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Babai më shiti në bixhoz

Njeriut në jetë i ndodh të ketë një zhgënjim, apo një fatkeqësi. Por fatkeqësia ime e ka zanafillën qysh para se të lindja unë dhe motrat e vëllezërit e mi. Jetoj në fshat, aty ku kam lindur edhe jam martuar. Mamaja ime u martua kur ishte tetëmbëdhjetë vjeçe dhe në shtëpi gjeti gjashtë kunata që iu bënë si motra dhe vjehrrën që iu bë nënë e dytë, por dhe vjehrrin që iu bë si xhelat. Gjyshi ka qenë xhelat, jo vetëm për vajzat e gruan e tij, jo vetëm për babain dhe mamanë time, por edhe për ne mbesat. Kishim frikë kur na hidhte sytë. I vetmi që kishte pushtet mbi të ishte vëllai im, i nënti fëmijë. Motrën e vogël që lindi pas vëllait e gjuante ku ta gjente edhe pse ishte e vogël, nga inati që mamaja nuk lindi djalë prapë.

Prindërit e mi i kapi koha e kooperativave po ashtu edhe hallat e mia. Rrogat e tyre skandaloze nuk dilnin asgjë, përveç kësaj gjyshit i duhej raki e meze, kështu rroga e tij dhe gjysma e rrogave të fëmijëve bliheshin raki.

Kur janë fejuar prindërit e mi, ishte zakon të çohej nishani e në të përfshiheshin të gjitha rrobat e nuses. Mamasë time ia çuan të gjitha, dhe sapo u martua qysh javën e parë ia morën treçerekun e ia kthyen gruas së kushëririt që ia kishin marrë borxh. Pra, gjyshi e filloi miqësinë me mashtrime. Po ç’do bënte mamaja ime në vitet shtatëdhjetë kur është martuar ajo, dhe në fshat aq më tepër.

Advertisement

Gjyshi nga mamaja u detyrua të blinte ç’të mundte për të bijën që mos të sëmurej nga të ftohtët në dimër, po s’mbahet shtëpia me miell hua, thonë pleqtë. Lindi motra ime e madhe dhe mamasë iu desh të shqepte fundet e saj për të bërë copat (në vend të fanellatës) për të lidhur motrën në djep. E kështu me radhë lindëm ne tetë motra. Zoti deshi që ne të ishim të mbara e të mos sëmureshim se për gjyshin e për babain tonë do na kishin lënë të vdisnim e s’do na kishin çuar në spital apo ilaçe, apo regjim ushqimor. Ne s’kishim bukë të hanim.

Pastaj edhe hallat e mia ishin rritur, e ndërsa ne lindnim një nga një, hallat martoheshin dhe atyre u duhej bërë pajë, u duhej bërë dasmë e të gjitha. Po rakia sigurisht nuk duhej të mungonte. Në këto kushte na ka rritur mamaja. Babai im ka qenë burrë i qetë, dembel po jo natyrë e keqe në fillim, – thotë mamaja. Por bëmë baba të të ngjaj, i thonë. Edhe ai kur linda unë, vajza e katërt u bë xhind me mamanë.

-Si ka mundësi, vetëm vajza di të bësh ti? – i kish thënë mamasë kur u kthye materniteti.

-Po ç’të bëj unë, atë që na fal perëndia, se unë nuk di të zgjedh? – ishte përgjigjur urtë e butë mamaja se s’ia mbante të fliste. Qysh nga ajo kohë babai filloi të pinte si i ati. Filloi të bëhej arrogant, të mos sillte para në shtëpi. Të vetmin ndryshim që kishte nga gjyshi ishte se nuk na rrihte kurrë. Dhe them është goxha ndryshim, unë e mbaj mend gjyshin duke më rënë me shqelm.

Babai ashtu tapë i rreshtoi edhe katër vajza të tjera pra u bëmë tetë vajza.

Shtëpia jonë i ngjante gërmadhave të pas luftës që sot i shoh në televizor, e vetmja që punonte ishte mamaja dhe lante vetëm me ujë pa sapun rrobat tona të rreckosura. Përpiqej të punonte kopshtin që të siguronte zarvatet për në verë, por edhe ato u duheshin nxjerrë si meze dy pijanecëve, rrushi mblidhej i gjithi për tu bërë raki. Tavani i shtëpisë qe varur se ishte shumë i vjetër dhe pikonte. Dyert e dritaret ishin të hapura e frynte gjithandej. Në këto kushte u sëmur gjyshja e vdiq, më mirë të them u rehatua. E shkreta sa ka vuajtur me atë njeri në krah. Burri i hallës së madhe ishte më mirë ekonomikisht dhe natyrë shumë punëtore. I tha babait se do vinte ai të na suvatonte e rregullonte derën e dritaren e dhomës së gjumit se do sëmureshin fëmijët. Babai pranoi se ishte tapë dhe bashkë më gjyshin talleshin me të ndërsa ai punonte. Mamaja ishte shtatzënë për të nëntën herë e s’e ndihmonte dot burrin e hallës për të bërë llaçin apo për të mbajtur ristelat dhe kështu punëtorët u gjetën. Gjyshi e babi na caktuan në katër vajzat e para se ne ishim të rritura.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Florim Gega – Flori sjell projektin ‘Dashni për pare’

Next Post

Njerëzit me këtë karakteristikë janë më të suksesshëm në shtrat

Advertisement