Motra erdhi me avion
– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr motrën që banon jashtë. Ajo erdhi me një avion shumë të bukur. Avioni rrotullohej në ajër dhe dukeshin shumë fishekzjarre. Ishin mbledhur shumë njerëz dhe shikonin të habitur nga qielli. Zbriti motra me vajzën në krah. Unë i mora vajzën dhe po e shikoja, por ajo nuk më pëlqeu. Kokën e kishte të madhe, sytë i kishte të fryrë dhe nga goja nxirrte e fuste një copë të madhe si mish i huaj. Unë e shikoja vajzën me keqardhje. Motra më pa dhe tha: “Nuk ka problem se do t’i kalojë me kalimin e kohës”. Vajza është 5 muajshe dhe s’ka probleme. Ana.
– E dashur Ana, nuk keni pse të shqetësoheni. Avioni që keni parë në ëndërr tregon që do të merrni lajme nga motra. Po kështu, edhe fishekzjarret. Ajo është një person me fat, sepse është e rrethuar nga njerëz të mirë, që i rrinë afër. Vajza e vogël ka mundësi të kalojë ndonjë virozë, sepse shenjat që keni parë në ëndërr, tregojnë që ajo do të kalojë një siklet, por kjo s’do të thotë që të frikësoheni. Është kohë pranvere dhe gripërat; të vegjlit dhe moshat e mëdha zënë në fillim. Sytë e fryrë e mishi i huaj tregojnë gjendje gripale, por që është kalimtare, prandaj rrini e qetë.
Dhëmbët
– Kam parë në ëndërr para dy netësh sikur më ranë dhëmbët dhe fillova të qaja, por nuk shikoja lot. Më ranë dy dhëmballë, pastaj dhëmbët e parë. Nuk ndjeja dhimbje, por isha shumë e shqetësuar. Jam e shqetësuar, sepse thonë që kur të bien dhëmbët, do të ketë një vdekje në familje. A është e vërtetë?
– Po e filloj nga fundi shpjegimin e ëndrrës suaj. Mos u bëni merak, ëndrra s’ka lidhje me ndonjë vdekje apo me humbjen e ndonjë familjari. Përsa i përket shpjegimit, dhëmbët përdoren për të kafshuar, copëtuar dhe përtypur, ndaj në shumicën e rasteve përfaqësojnë pushtetin. Humbja e tyre parashikon një situatë reale ku ju jeni treguar ose do të tregoheni e pafuqishme përballë disa vështirësive. Mund të ketë lidhje me punën tuaj, ose me jetën personale. Nëse jeni në një situatë të tillë, atëherë është normale të shikoni ëndrra të tilla. Lotët tregojnë dëshpërim nga ana juaj. Ëndrra ju këshillon të tregoheni më e vendosur për të dalë nga kjo situatë dhe të mbroni atë çfarë është e juaja. Mos e lini veten të bini edhe më në dëshpërim. Çdo gjë është kalimtare. Edhe ëndrrat janë të tilla.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!