Hija e zezë
Përshëndetje, kam kohë që shoh ëndrra me një hije të zezë. Është një hije që më ndjek gjithmonë dhe për fat të keq duket shumë reale. Gjatë ëndrrës më merret fryma dhe duket sikur diçka më tërheq nga këmbët. Madje, ka raste që kur zgjohem e gjej veten në koridor ose tek dhomat e tjera. Si shpjegohet kjo?
Kjo ëndërr mund të ketë shumë shkaqë. E para, ti mund të kesh frikë se mund të flesh vetëm ose se s’ke njerëz pranë ndaj dhe të dalin këto hije. Por mund kesh edhe probleme psikologjike dhe stres dhe frikë nga të tjerët. Si fillim ju duhet të gjeni shkaqet sepse askush tjetër nuk mund ta zgjidh këtë situatë më mire se ty.
Njerëzit bardh’ e zi
Përshëndetje, kam parë një ëndërr sikur në shtëpin tonë erdhën shumë njerëz. Unë fillova të takohesha me ta por ata më shfaqeshin bardh’ e zi, fotot e kohëve të vjetra. Pasi takimit me ta se si u ndjeva dhe më doli gjumi. Çfarë do të thotë kjo?
Këta persona që ke parë në ëndërr ti duhet të bësh kujdes me zgjedhjet e tua. Ata që të shfaqen në ëndërr duket që janë shumë tinzar ndaj dhe shfaqen bardhë e zi. Ti je e frikësuar por bëj kujdes në çdo veprim. Të uroj gjithë të mirat.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!