Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon

Xhihadistët

Përshëndetje, jam një vajzë 15 vjeçe. Kam parë në ëndërr sikur në shtëpinë time kishin ardhur xhihadistë të veshur me të zeza dhe fytyrat nuk i’u dukeshin. Ata filluan të vrisnin shumë njerëz dhe filloi të dilte gjak, në kohën që unë u përpoqa t’ia mbathja për të hyrë në shtëpin time ata më panë dhe dhe më qëlluan disa plumba të cilët i ndjeva pak. Çfarë do të thotë kjo ëndërr?

 

Advertisement

Në një moshë të tillë adoleshentët ndikohen ndjeshëm sepse janë në një moshë të ndryshimit. Lajmet  që mund të dëgjojmë gjatë ditës janë ato që na vijnë nëpër ëndrra.  Një film që ti mund të kesh parë kohëve të fundit të ka krijuar emocione shumë të forta të cilat i tregon edhe ëndrra që ti ke parë. Ti duhet të bësh kujdes nga çdo gjë që shikon pasi dukesh që nuk mund ti përmbash dot emocionet. Të uroj gjithë të mirat e dashur.

 

Binjakët

Përshëndetje, jam një zonjë 35 vjeçe e martuar por ende nuk kam fëmijë. Në një ëndërr kam parë sikur kisha lindur binjakë, një vajzë dhe një djalë. Vajza flinte në krevat me  mua ndërsa djali me motrën e burrit tim. Për një moment e pashë vajzën në fund të krevatit dhe u tremba duke menduar se i ishte marrë fryma ashtu e mbuluar. Më pas e vendosa vajzën në gjoks të pinte por ajo vazhdonte të flinte. Kunata ime më sjell djalin dhe m’a vendos në gjoks dhe ai pinte por ishte i veshur me rroba ngjyrë rozë. Mbaj mend që isha shumë e gëzuar që isha bërë me fëmijë dhe aq më tepër me binjakë, Gjithë kohës mendoja se çfarë surprize do të ishte kjo për burrin tim. Pastaj më doli gjumi dhe isha e mërzitur. Ju lutem mund të më thoni se çfarë do të thotë kjo?

 

Unë uroj të të plotësohet dëshira që ke si fillim sepse fëmija është pjesa më e bukur e jetës dhe duket që të mungon. Këta dy fëmijë që ti sheh në ëndërr ngulin këmbë që do të ketë një lindje por kjo lindje mund të jetë me transplant. Ky mesazh është shenjë e mirë por ëndrra tregon se ti këmbngul që jo vetëm të kesh një fëmijë por do binjakë dhe një vajzë dhe një djalë. Për sa i përket kunatës që mban djalin tënd në duar dhe ai është i veshur me rozë jep shenjën që nga kjo lindje do kesh dy vajza. Me mënyrën e ndërhyrjes mund të kesh dy vajza sepse dëshira për të patur djalë nuk mund të plotësohet tregon ëndrra. Ju duhet të qetësoheni se çdo gjë do shkoj mirë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gressa Behluli: Nuk jam si ato…

Next Post

Më është varur lëkura nga dieta. Si të veproj?

Advertisement