Sedat Rama është këngëtar i njohur e i pëlqyer. Ai, sapo ka ardhur me një produkt muzikor, që tingëllon e duket interesant. Pse erdhi me diçka të tillë dhe për shumë të tjera, flet Sedat Rama.
“Ishte dëshira e Arlind Dakaj dhe Uran Badalit që të këndoj ëpr bosin e tyre të Cobrës City Dibran Hoxhën dhe e ndjej veten shumë krenarë. Kishim një klip bashkë e kam kolege dhe është një artiste shumë e mirë dhe kam respekt për të. Po pse jo, por të shohim si do na shkojnë planet. Tekstin e ka bërë një vajzë nga Gjermania, muzikën e ka bërë djali i vëllaut lili rama me shok të vetin Xhino Tatari, klipi nga produksioni XXL Film. Si gjithë këngëtarët jo, (qesh)”, kështu thekson në bisedën e tij Sedati lidhur me projektin e fundit që e ka realizuar.
“Me Gazin po do të kemi edhe shumë se jam shumë krenarë që bashkëpunoj me vëllaun tim se është një artist që punon shumë. Kemi një këngë me Gazin dhe në fund të vitit kemi disa këngë për xhirime të festave që do marim pjesë te Eurolindi. Dy javë në Turqi dhe dy në Kosovë. Atyre që më kanë inati ju them respekt se jeni ju ata që nuk do të ndalem kurrë. Atyre që më duan ju them si më duan do i dua deri në vdekje”, thotë kështu mbi pushimet që do i kalojë, angazhimet dhe projektet e reja me Gazin, këngëtari i njohur Sedat Rama.