Doktoreshë Rezi përshëndetje. Unë jam nëna e një fëmije të porsalindur dhe dua të të tregoj se fëmijës tim i krijohen sklepa tek sytë. Nuk e di pse krijohen këto dhe si duhet të veproj?
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- Përshëndetje, e dashur letërshkruese. Të falënderoj për pyetjen, pasi ke prekur një tematikë shumë të ndjeshme për moshën pediatrike dhe për kujdesin e nënës së re për fëmijën e porsalindur. Sklepat te fëmijët e vegjël përbëjnë problematikë për nënën e vet, pasi ato ngjitin kapakët e syve me njëri-tjetrin dhe duket sikur dëmtojnë sytë. Në realitet situata nuk është kaq e rëndë. Sklepat janë sekrecione conjuctivale purulente, pra, janë lot i qelbëzuar, lot ky i cili ka marrë këtë trajtë nga mikrobet patogjene kokë pozitive, që dominojnë një infeksion syri të një fëmije të vogël, neonat.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!