Ai ka vite e vite që njihet si ndër instrumentistët më të mirë shqiptar, e kur bëhet fjalë për bashkëpnumimet që ka pasur nëpër mbrëmje e dasma , atë e duan të gjithë këngëtarët. Por artisti Lul Vushtria sic e njohin të gjithë, apo sic në fakt quhet Lulzim Sadiku falë edhe vokalit që ka, ka nisur tashmë ti përkushtohet edhe këngës, ku kanë sjellë një super duet me mikun dhe këngëtarin e njohur Bajram Gigolli, që ka 11 vite që kudo janë bashkë në Kosovë e Europë, një këngë ritmike dhe mjaft e bukur ardhur me klip me titull “Zjarr sonte”. Luli tashmë ka vite që punon edhe për artistë të tjerë ku ka edhe “Studio One” në Prishtinë, ndërsa është super i angazhuar këtë verë në dasma, por shumë shpejt do të na befasojë edhe me projekte të tjera si këngëtar falë zërit që ai ka.
Advertisement