Lorela e dashur, na kënaqe me këto shkrimet e tua të përjavshme ne qytetarëve që me këtë kohë që po jetojmë kemi shumë nevojë për dikë që të na dëgjoj dhe të na këshilloj. Unë jam një nënë 73 vjeçe dhe lexuese e gazetës Intervista për vite me rradhë. Duke lexuar këto shkrime vendosa një ditë ti drejtohesha redaksisë së kësaj gazete që të shpreh dhe unë problemin tim me shpresën për t’i gjetur zgjidhje dhe në fund e gjeta edhe redaksinë por edhe mënyrën për t’iu dërguar juve këtë letër. Unë kam dy vajzat e djalit të cilat janë në moshën e adoleshëncës. Njëra mbaroi vitin e tretë kurse tjetra fillon vitin e parë gjimnaz në shtator. Ato kanë qenë shumë të urta por vitin e fundit shoqëria ka ndikuar shumë tek ato dhe janë bërë të padëgjueshme duke kërkuar për të dalë dhe në orë të papërshtatshme me justifikimin të gjitha shoqet tona dalin, por mua nuk më duket e llogjikshme që një femër në atë moshë të dalë natën vonë. Nusja merret shumë me edukimin e fëmijëve por edhe djali po, pavarësisht se ndonjëherë edhe nevrikoset shumë dhe unë i them që të flasi me qetësi se me nerva nuk zgjidh gjë. Ju lutem mund të më thoni se si duhet të veprojmë me këtë brezin e sotëm që nuk i mungon asgjë dhe prapë nuk kënaqet? Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje! Të falenderoj shumë për vlerësimin por dhe që sjell në vëmendjen tonë dhe të lexuesve çështje të tilla që lidhen me edukimin. Dihet botërisht, edukimi është ndër sfidat më të mëdha, brezat zhvillohen, nevojat janë të ndryshme, keqkuptimet të shumta, komunikimi i vështirë dhe pakënaqësitë të pashmangshme. Konfliktet mes brezave, datojnë që nga fillimi i shoqërisë njerëzore dhe që kur njeriu ka filluar të socializohet.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!