Ai është shqiptar pavarësisht që e sheh përkrah emrave të njohur e personalitete botërore, pasi profesioni është i tillë. Ky është shqiptari me origjinë nga fshati Verban i Vitisë por që jeton në Gjermani, Refik Sulejmani. Këtë truprojë e sheh duke ruajtur njerëz të rëndësishëm botëror nga bukuroshet top-modele e deri te politikanët. Mësojmë se Refiku ka edhe firmën e tij R.S Security në Gjermani me licensën e duhur e ku punëtorët e tij mund të bëjnë rolin e bodygardit kudo me personalitete në botë. Ndërsa këtë punë dhe profesion mendon ta hapë e ta zhvillojë edhe në Kosovë.
Ju Prezantojmë Truprojën Shqiptar Që Ruan VIP-At Botërorë

