Bëhet fjalë për Greta Lazrin, këngëtaren shkodrane me një eksperiencë 10-vjeçare në fushën e muzikës, veçanërisht atë të interpretimit “live”. Pas një “shkolle” tepër të gjatë muzike në mbrëmje të ndryshme në Europë dhe gadishullin Skandinav, ajo sjell videoklipin më të fundit për publikun shqiptar. “S’më bëhet vonë” titullohet kënga e saj, sjellë me një orkestrim nga Luan Dagistani. Kënga është e shoqëruar me një videoklip xhiruar në Gjirin e Lalzit, nga produksioni i TV Blue Sky. Për të, muzika nuk është as profesion, as hobi. Ajo e konsideron si një vend ku gjen paqe dhe qetësi që të prehë shpirtin.
Advertisement